Sot është datëlindja e heroit Luan Haradinaj. Në datëlindjen e tij ka shkruar vëllai i tij, njëherit edhe kryetar i Aleancës për Ardhmërinë i Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.
Ai shkruan se “Luan, neve po na ikin vitet, e ti mbete i ri përgjithmonë”.
Tutje ai shkruan se ai lindi 47 vite më parë por për ta do të mbetët përherë 23 vjeç ashtu siç ka rënë për lirinë e vendit.
“Linde dyzeteshtatë vite më parë, por për ne, mbetesh përherë njëzetetre vjeç, ashtu siç ke rënë për lirinë tonë. Urime vëlla, 23-vjetori i lindjes!”, ka shkruar Haradinaj.
Luan Haradinaj u lind më 17 nëntor 1973 në Gllogjan të Rekës, përkatësisht Deçanit.
Shkollën fillore e kreu në Irzniq, ndërsa gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Deçan.
Luan Haradinaj kishte rënë në njërën prej betejave të para të UÇK-së kundër forcave pushtuese serbe, më 6 maj të vitit 1997, në kufirin shqiptaro -shqiptar.
Beteja disa orësh me forcat serbe, derisa po e udhëhiqte një ekspeditë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në rrugën për të hyrë në Kosovë, i mori jetën njërit nga djemtë e familjes Haradinaj.
Në këtë ditë, Luan Haradinaj, bashkë me të vëllain Ramush Haradinaj dhe grupin e përbërë nga Fehmi e Xhevë Lladrovci, Selim Krasniqi e Ramiz Lladrovci, Abedin Rexha e Ilaz Kodra, Rafet Rama e Gani Rama, Emrush Xhemajli dhe Ali Ahmeti, u nisën për në Kosovë.
Trupi i Luan Haradinajt pushoi në Vlanë deri në çlirimin e Kosovës. Pas çlirimit trupi i tij u rivarros në Varrezat e dëshmorëve të kombit në vendlindje, në Gllogjan të Rekës, ku prehet i qetë, së bashku me 20 dëshmorët e vendlindjes.