Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj në T7 ka thënë se nëse nuk përkrahet Ramush Haradinaj për president nga partitë tjera, AAK do të dalë në zgjedhje, raporton Front Online.
“Tema e presidentit ka dalë pasi kështu janë kushtet. Ne nuk duam ta imponojmë atë. Askush nuk e ka postin e presidentit me tapi. Por nëse nuk përkrahet Ramushi për president, edhe zgjedhjet janë zgjidhje”, ka thënë ai. /Front Online.