×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj paralajmëron prishjen e koalicionit me LDK’në

    FrontOnline
    22 Korrik 2020

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur i nervozuar me kryeministrin Avdullah Hoti, ai e ka paralajmëruar se nuk do ta përkrah nëse vazhdon kështu.

    Haradinaj ka thënë se nëse kryeministri Hoti dhe LDK vazhdon me këtë çasje ndaj AAK’së, ndaj dialogut, ndaj situatës me COVID-19 do ta prish koalicionin me ta.

    Ai tha se emërimi i Skender Hysenit ka ndodhur pa paralajmëruar AAK’në dhe e kanë marrë vesh nga mediet kosovare, ai tha AAK nuk do ta përkrah Hysenin.

    “E ka emëruar Skënder Hysenin. I pari që ia përkrahi është Presidenti Thaçi. Aleanca s’ka qenë as në dijeni. Asnjë SMS nuk e kemi marrë që do ta emëroj Hysenin në çështjen e dialogut. Nëse dojnë me përvetësu dialogun një grup i ngushtë, atëherë le të mbahen mirë kur të vijnë në Kuvend. Nëse ne nuk ankohemi dhe vazhdojmë me këtë dialog, s’ka se si me u kyçë Amerika. Ne jemi duke e bë të pamundshme me marr rol Amerika dhe me krye punë”, tha Haradinaj, në Rubikon.

    Ai tha se është kundër që Kosova të vazhdojë pa kornizë kohore dhe paqartësi në dialog.

    “Premtimi për një mos marrje ose mos lobim për njohje deri në takim i bije si mos nxitje e konflikteve diplomatike diku deri në ngjarje, pra është një lloj armëpushimi deri në takim, të them të drejtën ka logjikë ai premtim para takimit në Amerikë që ndoshta është menduar që do të arrihet një marrëveshje, por nuk ka logjikë me vlejte ai premtim për procesin Borell-Lajcak”.

    “Hoti dhe Mustafa duhet ta bëjnë një hap prapa në obligimet që i kanë marrë të tilla. Nuk mund të vazhdojnë me një agjendë pa kornizë kohore, pa qëllime konkrete, që është prej temës në temë”.

    “Ne nuk jemi kundër rolit të BE-së në dialog, por dinamika kohore e BE-së është tepër e disfavorshme për ne, vetëm ia lehtëson Serbisë hapjen e kapitujve për të shkuar drejt BE-së, në na mbanë ashtu siç na ka mbajtur deri tani, as liberalizimin e vizave nuk na e ka dhënë”.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është deklaruar sërish para gazetarëve te Kuvendi i Kosovës, ku është pyetur për çështjen e presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në selinë rozë deputetët e Tiranës dhe të gjithë drejtuesit socialistë të të gjitha njësive. Top Channel...
    Front TV04 Mars 2026
    Partia Demokratike e Kosovës nuk do të votojë Andin Hotin, nëse ai kandidohet për president nga LVV-ja, ashtu siç është raportuar nga...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pyetur nga gazetarët nëse presidentja Vjosa Osmani do të kthehej të garonte me LDK-në...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.