×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Nuk ka shqiptar që e beson se sul*min në Ibër Lepenc nuk e ka bërë Serbia

    FrontOnline
    24 Dhjetor 2024

    Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, deklaroi se nuk ka shqiptar që e beson që nuk e ka bërë Serbia sulmin në Ibër Lepenc.

    Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ajo shtoi po ashtu se nuk beson që ka ose ka pasur Kosova ndonjëherë ndonjë kryeministër që ka interesa ta kapitalizojë një gjendje të vështirë në veri, e cila është në dëm të qytetarëve të të gjitha komuniteteve të këtij vendi.

    “Prandaj nuk besoj që ka shqiptar, ose janë të paktë ata shqiptarë që besojnë që ka një kryeministër shqiptar që e kapitalizon në dëm të interesit shtetëror një sulm”.

    “Nuk pajtohem fare në hedhjen baltë në institucionet vitale të këtij shteti të cilat janë ndërtuar dhe punojnë ngushtë dhe vazhdimisht me institucionet dhe në radhë të parë me inteligjencat perëndimore të shteteve më të fuqishme të botës demokratike. Prandaj dhe AKI-ja çdo informatë që ia ka transmetuar kryeministrit dhe bartësve të institucioneve të Kosovë, ia ka transmetuar në koordinim me inteligjencat perëndimore”, deklaroi Haradinaj.

    Tutje ajo shtoi se dallon çka thotë një ambasador dhe një zëdhënës hipotetik i inteligjencave, sepse sipas saj, ambasadori e jep deklaratën politikisht ashtu siç është interesi i shtetit që përfaqëson.

    “Mesazhi që e jep një ambasador duhet të deshifrohet në aspektin diplomatik, dhe ambasadori amerikan padyshim që ka interes që të mos e lëndojë dialogun me Serbinë sepse jemi në një vakum politik”, tha ish-ministrja Haradinaj, duke iu referuar deklarimit të ambasadorit amerikan se nuk mund të akuzohet askush meqë hetimet janë duke u zhvilluar.

    Nga Rubrika
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Gjykata Themelore në Shkup vendosi të martën që paraburgimi prej 30 ditësh për ish-zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubi të mbetet ende në...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se arsyeja e moscertifikimit të Listës Serbe për zgjedhjet...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Avokati kosovar, Arbër Jashari, për “Front Online” është shprehur se për realizimin e kompensimit të dëmeve të luftës nga Serbia, ekzistojnë vetëm...
    Të tjera
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Rreth pesë miliardë euro janë vlerësuar dëmet nga lufta e fundit në Kosovë, të cilat janë shkaktuar nga shteti serb. Këtë statistikë...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj në emisionin "Context" të ATV-së, ka thënë se politika e jashtme do të...
    Lajme24 Dhjetor 2024
    Kryeministri  Albin Kurti mori pjesë në pritjen e organizuar për nder të festës së Krishtlindjes. Ai ka thënë se Krishtlindja është festë...
    Lajme24 Dhjetor 2024
    Një bombol gazi ka shpërthyer në një lokal, në rrugën "Mark Sopi" në Prishtinë, ku për pasojë dy persona kanë marrë lëndime...
    Bota/Rajoni24 Dhjetor 2024
    Gjykata Themelore në Shkup vendosi të martën që paraburgimi prej 30 ditësh për ish-zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubi të mbetet ende në...
    Bota/Rajoni24 Dhjetor 2024
    Papa Françesku nisi zyrtarisht Vitin e Shenjtë 2025 në prag të Krishtlindjes duke hapur Derën e Shenjtë në Bazilikën e Shën Pjetrit,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.