Ish- komandanti zonës së Dukagjinit, Ramush Haradinaj në Klan Kosova ka thënë se sipas informative që i ka nuk është subject i hetimeve nga Gjykata Speciale.
“E kam prit që qëllimi i prokurorisë është me marr informata prej dorës së parë, unë skam fol asnjëherë gjatë proceseve gjyqsore, kam informata që sjam subject I hetimeve”, ka thënë ai.
Ai poashtu ka thënë se as vëllai i tij Daut Haradinaj deri tani nuk ka ftesë nga Specialja.
“Unë jam ftuar, Dauti nuk është ftuar më shumë është përmendur në media, ka pasur spekulime se çka do të ndodhë”, ka thënë ai.
Haradinaj ka thënë se edhe nëse ftohet si dëshmitarë nuk do të flas.