×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj nga Istogu: Me Rugovën kishim qëllim të thjeshtë, me u bë Kosova e pavarur dhe sa më e afërt me Amerikën

    FrontOnline
    08 Shkurt 2021

    Kandidati për president i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka treguar kohën kur u bë kryeministër i vendit në vitin 2004 dhe se si kishte ardhur deri të marrëveshja me presidentin e atëhershëm Ibrahim Rugovën

    Haradinaj në fjalimin e tij në Istog, ku u mbajt fushata zgjedhore, tha se me dy fjalë janë marrë vesh me presidentin Rugova edhe atë për 5 minuta kohë, për të qeverisur bashkë në 2004.

    “Kemi pas një qellim të thjeshtë, me u bë Kosova e pavarur dhe sa më e afërt me Amerikën. Punët s’ janë kry krejt, Kosova ende nuk e ka kryer punët me Serbinë, ende kemi pune”.
    Kreu i AAK-së, Haradinaj theksoi të pranishmëve se me Rugovën President e nderuan Kosovën dhe se ky i fundit ishte një burrë i madh i Kosovës.

    “Kosova ende nuk e ka kry punën me Serbinë, na u ka lodh populli, si me ec përpara ne si popull. Neve na duhet një plan qeverisës, që përshpejton zhvillimin ekonomik. Aleanca e ka këtë plan, kur votoni 135, ju votoni”, ka thënë tutje Haradinaj.
    Teksa foli për Serbinë, Haradinaj tha se përballjet e tij me këtë shtet janë te hershme dhe se pa e pyet askënd por me aprovimin e Amerikës, u themelua ushtria.

    “Imagjinoni shefat e ushtrisë qe kanë bo gjenocid ne Ballkan na flasin neve se çfarë ushtrie duhet te kemi. Ose kemi me hy ne NATO si Kosovës dhe e pavarur ose kemi me hy me Shqipëri në union”, tha Haradinaj derisa u shpreh i vendosur në forcimin e Kosovës.

    Juliana: E kuptoj që e kam lëndu djalin dhe e marr mbi supet e mia këtë (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme27 Shtator 2024
    Presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është bosi i bandave kriminale që vepronin në veri të Kosovës,...
    Lajme26 Shtator 2024
    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, në intervistën për Ditari Kosova në A2 CNN foli edhe për incizimin që...
    Lajme26 Shtator 2024
    Tri aksidente u raprtouan në Prishtinë mbrëmjen e sontme. Njëri prej tyre ndodhi në afërsi të “Menzës së Studentëve”, i dyti tek...
    Të tjera
    Lajme26 Shtator 2024
    Presidentja Vjosa Osmani nga New York, ku këto ditë ka zhvilluar një sërë takimesh në kuadër të aktiviteteve që mbahen paralel me...
    Lajme26 Shtator 2024
    Ish-ushtaraku Afrim Veseli ka kërkuar që pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të paguhen për punën jashtë orarit, në vend që...
    Lajme26 Shtator 2024
    Gjatë vizitës së tij në Kosovë, ministri i Drejtësisë së Danimarkës, Peter Hummelgaard ka vizituar edhe Partinë Demokratike të Kosovës. Lajmin është...
    Bota/Rajoni26 Shtator 2024
    Shqipëria i është bashkuar 30 vendeve për të miratuar Deklaratën e Përbashkët të Mbështetjes për Rimëkëmbjen dhe Rindërtimin e Ukrainës. Deklarata rikonfirmon...
    Lajme26 Shtator 2024
    Kandidati i PDK’së për kryeministër, Bedri Hamza thotë se brenda kësaj partie ka unitet dhe gëzon mbështetje pa rezerva për kandidaturën e...
    Sport26 Shtator 2024
    FIFA do të vlerësojë javën e ardhshme nëse do ta ndalojë Izraelin nga futbolli ndërkombëtar në mes të luftës në vazhdim. Një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.