Kandidati për president të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj fushatën zgjedhore sot e ka vazhduar në Komunën e Gjilanit.
Në këtë tubim zgjedhor, Haradinaj u shpreh se Aleanca ka plan konkret për ringjalljen e shpejt ekonomike nga pandemia dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.
“Kemi paraparë krijimin e fondit prej 1 miliard euro, për ndihmë të shpejt ndaj bizneseve dhe qytetarëve”, tha Haradinaj.
Përmendim se AAK-ja në këto zgjedhje të parakohshme garon me numrin 135.