Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka njoftuar se kandidati për Kryeministër, Ramush Haradinaj, do të zhvillojë një aktivitet në Klinë të martën, më 12 nëntor.
Në orën 17:00, Haradinaj do të takohet me strukturat udhëheqëse të degës së AAK-së në Klinë, ku do të bëhet edhe prezantimi i kandidatëve për deputetë nga kjo degë.
Takimi do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Jehona e Dukagjinit”.