×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj në tryezën ‘Aleanca për Ujin’: Programi ynë parasheh investime madhore në shtatë diga të reja

    FrontOnline
    19 Nëntor 2024

    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në tryezën e organizuar nga dega e partisë në Gjilan me temën ‘Aleanca për Ujin’.

    Haradinaj ka shpalosur tri zgjidhje konkrete për furnizim me ujë në Gjilan.

    “Uji është jetë, dhe sot në Gjilan po diskutojmë për të ardhmen e këtij resursi jetik për vendin tonë. Qytetarët e Kosovës meritojnë furnizim të pandërprerë me ujë të pastër – pa njoftime se uji i këtij apo atij liqeni nuk është i pijshem, jo reduktime dhe pasiguri për nevojat bazike. Programi ynë parasheh investime madhore në shtatë diga të reja, nga Manastirica në Prizren deri në Desivojcë të Kamenicës. Për Gjilanin, kemi tre zgjidhje konkrete në studim: pendën në Moravën e Binçës, në Llapushnicë, apo në rrjedhën e Lepencit. Do të zgjedhim alternativën më të mirë, që i shërben qytetarëve për dekada”, ka thënë Haradinaj.

    Haradinaj ka shtuar se sistemet e menaxhimit të ujërave atmosferike do të parandalojnë vërshimet dhe do të mundësojnë ripërdorimin e ujit për bujqësi dhe industri.

    “Nuk mjafton vetëm furnizimi – duhet të mbrojmë edhe cilësinë e ujit. Impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura në Prizren, Pejë dhe Gjakovë janë vetëm fillimi. Do të përshpejtojmë projektet në Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj dhe Prishtinë, si dhe do të ndërtojmë impiante të reja në komunat më të vogla. Sistemet e menaxhimit të ujërave atmosferike do të parandalojnë vërshimet dhe do të mundësojnë ripërdorimin e ujit për bujqësi dhe industri”, është shprehur Haradinaj.

    Haradinaj është zotuar se do të veprojnë me plan konkret për të ardhmen e sigurt të resurseve ujore.

    “Ky vizion për menaxhimin e ujit nuk është thjesht një premtim – është garanci për zhvillim ekonomik, mbrojtje mjedisore dhe cilësi më të mirë jetese për çdo qytetar të Kosovës. Derisa të tjerët flasin, ne veprojmë me plan konkret për të ardhmen e sigurt të resurseve tona ujore”, ka përfunduar Haradinaj.

    Nga Rubrika
    Lajme19 Nëntor 2024
    Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka bërë të ditur se ambasadori i Hungarisë në Prishtinë, Bela Bozsik organizoi një drekë...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Derisa Black Friday po afrohet, LAKESIDE HOTEL&SPA, ka përgaditur një super ofertë për ju. Me vetëm 59 euro për çift, ju do...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit me këngëtaren Shkurte Fejza është shprehur se kanë folur për shumë tema të aktualitetit, por...
    Të tjera
    Front TV19 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se Lulzim Zhegrova, babai i futbollistit Edon Zhegrova është bërë pjesë e...
    Vip19 Nëntor 2024
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Burimi, duket se e ka ndjerë mungesën e gjumit gjatë ditës së sotme. Ai ka fjetur...
    Sport19 Nëntor 2024
    FIFA dhe UEFA kanë vendosur ditën e djeshme që të mbajnë në fuqi pezullimin e Rusisë nga të gjitha aktivitetet e organizuara...
    Vip19 Nëntor 2024
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Xuxi, duke se nuk po gjen rehati me gjumin brenda shtëpisë më të famshme në...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Një ballkon i një banese në Ferizaj është përfshirë nga zjarri sot rreth orës 14:39. Lajmin për Front Online e ka konfirmuar...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Ministria e Bujqësisë ka qenë më e komentuara ditët e fundit, pasi që u raportua se kjo Ministri ka dhënë grante në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.