Kandidati i AAK-së për postin e kryeministrit, Ramush Haradinaj, ka mbajtur takim elektoral me simpatizantët e tij në Shtime.
Më anë të një postimi në Facebook, ai u shpreh se si president i ardhshëm rinisë do t’i sigurojë të gjitha mundësitë për arsim, punë dhe jetë prosperuese.
“Pas njëzet vitesh vështirësi, ne duhet të ndërtojmë perspektivë për brezin e ardhshëm: Një shtet të sigurt dhe të anëtarësuar në NATO, me rrugë të qartë integrimi drejt BE-së”.
“Si President i ardhshëm, strukturave të Aleancës në Shtime i sigurova se rruga jonë është ndërtimi i një Kosove për të ardhmen, ku të rinjtë tanë do t’i kenë të gjitha mundësitë për arsim, punë dhe një jetë prosperuese”, ka shkruar Haradinaj.