Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar ditëlindjen e vëllaut, heroit Shkelzen Haradinaj.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj është shprehur se ai do të mbetet gjithmonë njëzetenëntë vjeçar.
“Shkelzen, urime ditëlindja.
Sot bëre pesëdhjetenjë, por mbetesh njëzetenëntë vjeçar përgjithmonë.
Jetën ia fale lirisë, që sot mbrohet nga Luani yt e shumë luanë të tjerë!”, ka thënë Haradinaj.