×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Haradinaj: Më shumë të këqija po i bën Albini Kosovës, sesa Faton Hajrizi

    FrontOnline
    31 Korrik 2024

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se trupi i të vrarit nga policët e Serbisë, Faton Hajrizi do të kthehet në Kosovë vetëm nëse Serbia dëshiron të i bëjë ndonjë favor kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, sepse sipas tij, ky i fundit është njeri i Serbisë.

    Haradinaj ka thënë se me ardhjen e Kurtit në qeverisje, Milan Radojçiqit është kthyer në faktor të fuqishëm kërcënues për Kosovën.

    “Radojçiqi ka ikur prej Kosovës në kohën e qeverisjes time, i ka shkuar policia për ta arrestuar dhe nuk e ka gjetë aty dhe nuk është kthyer më. Gjatë kohës së asaj qeverie, Lista Serbe dhe Radojçiqi kanë qenë shumë të kujdesshëm në veprimet e tyre. Në atë kohë është bërë ushtria e Kosovës, statuti i Trepçës. Me ardhjen e Kurtit në qeverisje, Radojçiqi u kthye në faktor të fuqishëm kërcënues për Kosovën pra e shihni dallimin”.

    “VV-ja për me i fshehë këto planet e veta dhe me fsheh agjendën që e kanë pro Serbisë, fillimisht janë kujdesë me sulmu UÇK-në”, ka thënë Haradinaj.

    Tutje, ai ka thënë se në kohën kur ishte në frontin e luftës, si komandat i zonës operative të Dukagjinit, serbët emrin e tij e kanë pasur tmerr.

    Sipas tij, Qeveria e Kurtit është kundër kategorive të luftës.

    “Në rastin kur jam takuar me Rajdociqin kam qenë deri atëherë komandat i zonës operative të Dukagjinit, që e ka kryer detyrën në luftë 100 për qind; krejt serbët kudo që jetojnë emrin tim e kanë tmerr prej luftës. Kryetari i Qeverisë së Kosovës, i cili është përballë me Gjykatën Ndërkombëtare është dalë i pafajshëm dhe njeriu që e ka bërë ushtrinë e Kosovës, këta janë kujdes që me mbuluar agjendën e tyre, e kemi rastin e votës në parlament rë Listës Serbe dhe VV-së, kundër kategorisë së lirisë. UÇK-ja dhe atë që e japin jetën e Kosovës lanë menduar që do të heshtin, por e vërteta është që nuk do të heshtin”.

    Kreu i AAK-së ka thënë se Kurti është njeriu i Serbisë, duke shtuar se punët e kryeministrit nuk janë në favor të Kosovës por në interes të Serbisë.

    Tutje, ai foli edhe për rastin vrasjes nga Policia e Serbisë, të Faton Hajrizit, i arratisur nga burgu në Kosovë. Derisa kryeministri Kurti në mbledhjen e Qeverisë kishte kërkuar që të mos heriozohet një kriminel ordiner, Haradinaj thotë se më shumë të këqija ka bërë Kurti Kosovës sesa Hajrizi.

    “Me respekt për popullin tim ky njeri është i Serbisë, punët e tij nuk janë në favor të Kosovës por të Serbisë; e dobëson shumë Kosovën dhe e forcon shumë interesin e Serbisë dhe grupet që rrezikojnë. Këtë e bënë me agjendë, sepse e ka detyrë. Nëse Serbisë i duhet me ia dhënë ndonjë fuqi Albinit, sepse atë kujdesen mos me ra njeriu i tyre, ia kthejnë trupin i bëjnë edhe favore të tjera, vajtojnë për dinarin dhe për gjëra të tjera me qëllim për t’u kamufluar dhe me u fshehë pra njeriu i tyre, ky është njeriu i tyre. Unë mendoj që shumë më të këqija po i bën Albini Kosovës, sesa Faton Hajrizi. Veprat e krimet e tyre janë shumë më të mëdha. Të këqija që ka mundur me i bë Faton Hajrizi, ky është duke i bërë të këqijat e udhëheqësit të shtetit dhe në emër të shtetit ku është duke bërë shumë më të këqija sesa Faton Hajrizi”, ka thënë ai./EO

    Nga Rubrika
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar pas deklarimeve të ministres së Ekonomisë Artane Rizvanolli për mungesë të energjisë...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Analisti Lavdim Hamidi është tallur keq me kryeshefin ekzekutiv të KOSTT-it, Evetar Zeqiri,i cili sot ka thënë se reduktimet e rrymës janë...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Ish-kryeministri i Kosovës dhe kandidati për deputet i LDK-së, Avdullah Hoti, ka folur për krizën energjetike që po përballet vendi. Hoti ka...
    Të tjera
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Edmond Lajçi është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij, Gjyljeta Ukellës në muajin prill të këtij viti...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Edmond Lajçi është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij, Gjyljeta Ukellës në muajin prill të këtij viti...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Lia e majmunit, u identifikua për herë të parë nga shkencëtarët në 1958 kur tek majmunët shpërtheu një infeksion i ngjashëm me...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Kosova po përballet me mungesë të rrymës gjatë ditëve të fundit, e në disa qytete ndërprerja është më e theksuar. Madje, në...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë të Publike të Kosovës ka njoftuar se është konfirmuar një rast i infektimit i importuar të Mpox, i...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Një familje kosovare është ankuar për bllokada të shumta gjatë rrugës nga Zvicra për në Kosovë. Sipas familjes Islami, “një udhëtim i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.