Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vazhduar edhe sot takimet e me degët e partisë së tij.
“Me Aleancën e fortë, Kosova do të këtë̈ ekonomi, ushtri dhe komuna të forta”, ka thënë Haradinaj përmes një postimi në facebook.
Postimi i plotë:
Me takimin e sotëm me kolegët nga Mitrovica e Jugut, Juniku, Shtimja, Shtërpca, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku, përmbyllëm konsultimet me të gjitha degët e AAK-së.
Fuqizimi i familjes sonë̈ të madhe politike, mobilizimi i të rinjve, hapja e mëtutjeshme për kuadro të reja, janë sfidat e radhës për Aleancistët anekënd Kosovës.
Me Aleancën e fortë, Kosova do të ketë ekonomi, ushtri dhe komuna të forta.