×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Me 14 është referendum për Aleancën, për Kosovën në NATO

    FrontOnline
    10 Shkurt 2021

    Kryetari i AAK-së njëherësh kandidat për President, Ramush Haradinaj, ka mbajtur një tubim parazgjedhor në vendlindjen e tij – Deçan.

    Gjatë fjalimit të tij, Haradinaj prezantoi edhe një herë programin e Aleancës për ekonominë dhe iu bëri thirrje mërgimtarëve të investojnë në Kosovë për shkak të rënies nga pandemia.

    “Kur ka qenë shumë ngushtë me punët e Kosovës, i kanë ra hise Deçanit, edhe i ka kryer Deçani si duhet. Tash janë shtuar pak punët se ekonominë nuk e kemi mirë, pandemia e rrëzoi dhe na duhet një plan, duhen njerëz që kanë përvojë, dije, vizion me ringjallë rritjen e ekonomisë. Pako biznese për të gjitha ata që janë aktiv në ekonomi. Mërgimtarë, bëni çmos dhe kthejuni ekonomisë tonë në Kosovë, ejani investoni, qarkulloni parën e juaj”.

    “Ne kemi përgatitur një plan. Të konsolidojmë sigurinë, shtetin ligjor që garant që nuk rrezikohet as nga brenda por as prej jashtë e që nuk bëhen eksperimente në këtë shtet. Në shtet kërkohen njerëz serioz, për këtë e kemi marrë përsipër, siguria rendi dhe ligji, e në Kosovë kemi me bo shtet të sigurt, por mos me pas mundësi askush me rreziku. Kemi plot kategori që nuk janë mjaftueshëm në pozitë, do të kujdesem për të gjitha kategoritë”.

    Sipas tij, më 14 shkurt është referendum për Aleancën, për Kosovën në NATO.

    “Ne kemi veç një punë, me u lidh fort me Amerikën, me hy në NATO se s’kemi rrugë tjetër. Kosova e ka më mirë se e di me kë është. Na jemi me NATO, me Amerikën dhe BE. Edhe pse Serbia e sotme kujton që me filtruar pak me Rusi dhe Kinë, kanë me marrë me të mirë edhe Amerikën e Evropën, por gabon. Ne e dimë kah e kemi drejtimin. Ne duke treguar qartë me kë jemi dhe me vendos afate kohore, se çdo kontratë e do edhe kohën. Ne duam kontrate që ka të bëjë me NATO. Kjo kontratë e ka një afat kohor, ne e kemi kryer hapin e parë. Aleatët tonë do të na ndihmojnë që t’i kalojmë pengesat”.

    “Kemi ndryshime në krejt komunat e Kosovës në rritje. Si president i Kosovës ju siguroj që do t’ju nderoj me punë, në Deçan e Dukagjin në gjithë Kosovën, ju siguroj që ko me nderu sakrificën për liri dhe do të nderojmë ndihmën e aleatëve tonë. Me 14 është referendum për Aleancën, për Kosovën në NATO”, ka thënë Haradinaj.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka njoftuar se pilotët e Forcave të Sigurisë së Kosovës po vazhdojnë trajnimet në Bazën Ajrore të...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka quajtur “paçavure” doracakun e Edukatës Seksuale për të cilin tha se ka kërkuar nga kryetarët...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Pas Kryeqytetit dhe disa komunave tjera, edhe ajo e Vitisë do të ndalojë përdorimin e Doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues” për...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Gazetari dhe analisti, Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se në zgjedhjet 9 shkurtit, ‘goditjen’ më të madhe Lëvizja Vetëvendosje...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka thënë se janë të gatshëm të përballen me të gjitha sfidat e sigurisë, dhe se,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë kryesisht i vranët, ku pritet në zona të caktuara të ketë reshje të pakta shiu e...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka dënuar sulmin me thikë në Ferizaj, i cili ndodhi për shkaqe etnike.Kusari-Lila ka...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi gjatë ditës së nesërme do të dorëzojë padi ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme...
    Vip14 Nëntor 2024
    Dalja e Gjestit nga shou më i madh televiziv shqiptar, Big Brother VIP Kosova, do të gëzonte disa prej banoreve brenda shtëpisë....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.