Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar demonstratat studentore të 1981-ës.
Haradinaj thotë se 40 vjet më parë shpërtheu shkëndija që paralajmëroi fillimin e zbrazjes së zemërimit popullor kundër padrejtësive dhe kundër shtypjes së shfrytëzimit.
Po ashtu Haradinaj thotë se 11 marsi i 1981 ishte dita që nisi një proces të pakthim dhe se me 11 mars u pagëzua Republika e Kosovës.
“Dyzet vjet më parë shpërtheu shkëndija që paralajmëroi fillimin e zbrazjes së zemërimit popullor kundër padrejtësive, kundër shtypjes e shfrytëzimit. Ajo ishte dita që nisi një proces të pakthim. Me 11 mars, u pagëzua Republika e Kosovës. Lavdi të rënëve”, ka shkruar Haradinaj./Front Online/