Ish-kryeministri Ramush Haradinaj sot ka vizituar familjen Kqira, por duke mos i respektuar masat antiCovid, raporton Front Online
Me zgjatje duarsh e pa distancë sociale, Haradinaj ju jep medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”, familjes Kqira.
Në postimin në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj shihet së bashku me shumë familjarë të tjerë Kqira e që asnjëri prej tyre nuk i respekton masat.