×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Marrëveshja me Serbinë ka nevojë për Merkel e Macron

    FrontOnline
    06 Nëntor 2020

    Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në një intervistë në Balkan Talks tha se marrëveshja e mundshme me Serbinë ka nevojë të domosdoshme për përfshirjen në dialog të udhëheqësve të mëdhenj të Bashkimit Evropian si kancelarja Merkel apo dhe presidenti francez Macron.

    Gjatë intervistës në Euronews Albania, Haradinaj foli me vlerësime për marrëveshjen e Uashingtonit nënshkruar në muajin shtator me Serbinë, u ndal të diskutonte për çështjen e dialogut dhe sidomos problematikat që e kanë shoqëruar atë me dyshimet për shkëmbime territoresh.

    Kryetari i AAK-së rikujtoi skepticizmin e shprehur prej tij ndaj ish-përfaqësueses për politikë të jashtme të BE-së, Federica Mogherini në ndërmjetësimin e dialogut dhe qasjen e ngjashme edhe me emërimin së fundmi nga BE të një emisari për dialogun siç është Miroslav Lajçak.

    Sipas Haradinajt, Kosovës i duhej e njëjta qasje si ajo e SHBA nga BE-ja, që dialogu të merrej përsipër nga udhëheqësit e shteteve si Gjermania apo Franca, siç bëri në rastin e tij Donald Trump.

    Haradinaj u pyet edhe për kërkesën që Lajçak bëri për rishqyrtimin e Kushtetutës për t’i dhënë mundësi zbatimit të marrëveshjes për asosacionin e komunave serbe. Kryetari i AAK-së tha se kjo do të krijonte dy precedentë, së pari do të bënte që ekzekutivi do të dilte nga funksioni i interpretimit të Kushtetutës dhe i dyti do të bënte që Kosova do të dilte nga qëndrimi i BE-së së asaj kohe se “Kosova e zbaton asosacionin në përputhje me Kushtetutën e saj”.

    “Ne s’mundemi të dalim nga detyrimet e tilla, që janë të parealizueshme, mirëpo Lajçak ndodhet në këtë situatë që në vend që ta mbartë përgjegjësinë në njërën palë për ngecjen në dialog, ose të bëhet palë me Serbinë për të mbartë përgjegjësinë te Kosova si dikur me taksën, se taksa e ka bllokuar dialogun, në vend që ai të prodhojë një ‘taksë të re’ për asosacionin dhe me arsyetuar Serbinë për mos-avancim në dialog, më mirë t’u kërkojë palëve rikthim në tavolinë, por me liderë politikë, në tavolinë të nivelit të lartë, me kancelaren Merkel me presidentin Macron, në mënyrë që të finalizohen parametrat e marrëveshjes finale të njohjes recirpoke Kosovë-Serbi, e ka të pamundur ai [Lajçak] të avancojë dialogun në parametrat aktual,” – u shpreh Haradinaj.

    Ish-kryeministri i Kosovës këmbënguli se çështja me Serbinë ka nevojë për ndikimin e udhëheqësve me peshë ndërkombëtare.

    “Jo se Lajçak dhe Borrell nuk duan që dialogu të ketë sukses, por kjo ka nevojë për shefat politikë, si Merkel, Macron apo Trump, është e pamundur…”, këmbënguli Haradinaj.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Nëntor 2024
    Largimi i zyrtarëve policor të etnisë serbe nga detyra e tyre në veri të vendit, nuk ka ndikuar që qytetarëve atje të...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës njofton se ka realizuar me sukses një trajnim të specializuar për trajnerët e imunitetit diplomatik. Sipas njoftimit ky trajnim...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish-kryeministri Avdullah Hoti është duke qëndruar në Francë, ku edhe ka mbajtur një ligjëratë para studentëve të “IESEG School of Menagement” në...
    Të tjera
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Kosovës e ka lëshuar mbrëmë stadiumin në minutat e fundit të ndeshjes kundër Rumanisë pas thirrjeve raciste që janë bërë...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli, ka kërcënuar me gjykatë të gjithë gazetarët dhe analistët që ia kanë përmendur emrin për grantin që...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka përforcuar kapacitetet e saj me automjete, duke pranuar një numër të automjeteve të tipit kombi-bus,...
    Vip16 Nëntor 2024
    Banorja e re e Big Brother VIP Kosova, Anisa e ka zgjuar Burimin nga gjumi. “Çohu prej gjumit, çohu poshtë”, është shprehur...
    Vip16 Nëntor 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri ka paralajmëruar këngën e re. “Tranquilo” do të titullohet kjo këngë, dhe është pjesë e albumit...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Opozita ka akuzuar ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, se ka ndarë grante për vëllain e deputetes së LVV-së, Fitore Pacolli. Në mesin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.