Anëtari i AAK-së, Daut Haradinaj ka njoftuar se ka dhënë dorëeheqje nga pozita e kryetarit të degës së partisë në Deçan.
Haradinaj ka shkruar se arsyeja është gara e tij për kryetar të kryeqytetit.
“Të dashur anëtarë dhe simpatizantë të AAK-së, si dhe ju qytetarë të Deçanit, Ju njoftoj se sot kam dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Degës së AAK-së në Deçan. Arsyeja është gara ime politike për kryetar të kryeqytetit”, ka shkruar Haradinaj.
Ish-shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së ka thënë se modelin e fitores në Deçan do ta bartin edhe në Prishtinë.
“U jam mirënjohës mijëra aktivistëve e simpatizantëve të AAK-së si dhe qytetarëve të Deçanit, të cilët kurrë nuk hoqën dorë nga vizioni ynë për Deçanin dhe për Kosovën, dhe këtë përcaktim gjithmonë e kthyen në fitore. Këtë model fitoreje këtë herë do ta bartim në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë. Aleanca në Deçan do të vazhdojë të jetë parti e orientimit kombëtar e pro-përendimor dhe gjithmonë në krah të qytetarit. I juaji, Daut Haradinaj”, ka shkruar ai në Facebook.
https://www.facebook.com/DautHaradinaj/posts/3699960760057025