×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Kurti s’ka dashtë me anëtarësu Kosovën në NATO

    FrontOnline
    01 Shkurt 2025

    Kandidati për kryeministër nga Koalicioni për Kosovën Fituese, Ramush Haradinaj në një intervistë televizive, duke folur për procesin e anëtaësimit të Kosovës ë NATO tha se ka pasur një opsion edhe më herët i cili iu është prezatuar edhe kryeministrit Kurti

    Ramush Haradinaj u shpreh se Spanja, Greqia, Sllovakia, Rumania e kanë lënë të hapur mundësinë për të na pranuar në NATO, të gjithë këtë proces e ka pasë në ofertë dhe jo vetëm me zgjidhë situatën në veri plotësisht me zhdukë çdo element të Serbisë në Kosovë, me bë një integrim të serbëve të Kosovës, me ia leju edhe atyre me marrë pjesë në jetën institucionale dhe politike dhe me e pasë këtë opsion që ka ekzistu në tavolinë.

    “Pyetne Osmanin se a ka qenë kështu se ajo flet më lirshëm, Kurti gjithë këtë e ka dëmtuar , unë nga ana ime e kam provu me ru, por nuk kam mundur ta zbatojë se është ky , por në momentin që vjen qeveria e opozitës e kam të drejtën me thanë na falni për këto 4 vjet që na kanë shku ose 5 sa janë , ju lutem jam këtu i kem kry detyra t e shpisë po kërkojë me u rikthy kontrata me Amerikën e me NATO-n, tha i pari i AAK-së.

    Haradinaj tha se për veriun ka pasur plan të detajizuar për me t’i largojë të gjitha gjërat që janë në shpërputhje me Kushtetutën.

    “Dyshimi im serioz është se Kurti të gjitha këto i ka bërë vetëm mos me hy në NATO, vetëm mos me u afru me Amerikën, dyshimi im serioz është se nuk i ka bërë vetëm për populizëm me shku me i marr fotot por këtij i ka pengu rezultati ky nuk ka dashtë që vendi me u anëtarësu në NATO për shkak të lidhjeve që i ka me Rusinë, me Serbinë, agjendës unë e quaj staliniste . Kurti i ka pasur në tavolinë dy opsione, opsionin amerikan e zhduke çdo prezencë të Serbisë, me integru kretësisht veriun me qenë i qetë mos me pas nevojë për armë të gjata policia jonë “. tha Haradinaj.

     

    Nga Rubrika
    Lajme08 Mars 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka uruar Ditën e Gruas. Ai thotë se respektin që e marrin sot,...
    Lajme08 Mars 2025
    Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Demokraci Plus (D+), ka publikuar hulumtimin mbi kontratën e Kuvendit të Kosovës me kompaninë “Schafberger...
    Lajme08 Mars 2025
    Një subjekt politik ka paraqitur tri ankesa në nga Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Prandaj, zëdhënësi i Komisionit Zgjedhor Qendror, Valmir...
    Të tjera
    Vip08 Mars 2025
    Gjatë festës për ditëlindjen e aktorit Laert Vasili në “VIP Albania”, një moment ka tërhequr vëmendjen e publikut. Kur filloi të luhej...
    Sport08 Mars 2025
    Presidenti i ShBA-së, Donald Trump e ka ftuar Presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino në Shtëpinë e Bardhë, me këtë të fundit që...
    Sport08 Mars 2025
    Arsenali e ka ndryshuar shënjestrën e tij për tregun e transferimeve dhe tani po fokusohet te Frenkie de Jong, si përforcimi i...
    Sport08 Mars 2025
    Ish-trajneri i Real Madridit, Fabio Capello nuk është impresionuar nga sezoni debutues i Kylian Mbappes në kryeqytetin spanjoll. “Los Blancos” pas shumë...
    Sport08 Mars 2025
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nisur përgatitjet për organizimin e Kupës së Botës 2026, që do të mbahet në SHBA, Meksikë dhe...
    Vip08 Mars 2025
    Neda Balluku ka reaguar me një mesazh të fortë në rrjetet sociale pas largimit të papritur të Eglit nga Big Brother VIP...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.