Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti për qasjen e tij ndaj situatës së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Përmes një reagimi në Facebook, Haradinaj thekson se kryeministri po shmanget nga ngritja e shqetësimeve për padrejtësitë ndaj shqiptarëve në shtetin fqinj.
“Në Maqedoninë e Veriut po shkelet barazia e po nëpërkëmbën të drejtat e shqiptarëve,” shkruan kandidati për deputet nga AAK, duke shtuar se Kurti “në vend që ta ngritë shqetësimin e Kosovës për këtë padrejtësi, po mundohet të nxirret me disa formulime hipokrite duke përmendur Gjykatën Kushtetuese”, ka shkruar Haradinaj.
Ai vë në dukje paradoksin se si Kurti nuk i beson Gjykatës Kushtetuese të vendit të tij, por shpreh besim në gjykatën kushtetuese të një shteti tjetër.
“Të ka kaluar koha e manipulimit edhe në Kosovë por edhe kudo tjetër o kryeministër” përfundon ai.