Ditën e hënëm Qeveria e Kosovë erdhi me një lajm të mirë për pensionistët.
Këtë sihariq, ua dhanë kryeministri i Kosovës Albin Kurti, dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.
Ata njoftuan se rritja e pensioneve u bë për 20 për qind.
E kjo u diskutua sonte në Rubikon me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Haradinaj në Klan Kosova këtë rritje e quajti lëmoshë.
“Nuk është befasi. Ne e kemi pritur që e bën këtë Kurti, ai i ka trajtuar pensionistët në mënyrën më mizore gjatë këtyre viteve. Mizore se nuk është njerëzore ky trajtim që e ka bërë ai”, tha Haradinaj.
Kreu i AAK-së paraqiti edhe një pjesë të planprogramit zgjedhor për pensionistët.
Sipas tij, në mandatin e tij qeverisës pensionistët do të përfitojnë rritje prej 90 për qind, duke shpjeguar edhe se si do të ndodh kjo.