Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, ka kritikuar ashpër Kryeministrin Albin Kurti për vizitën e tij të fundit në veriun e Kosovës, duke e quajtur atë një mashtrim ndaj qytetarëve. Ish-kryeministri akuzoi Kurtin për frikë dhe paranoja, duke pretenduar se këto kanë çuar në gabime edhe nga mekanizmat e sigurisë.
“Nuk është trimëri që me një divizion të Policisë, Kryeministri të shkojë në një pjesë të territorit të tij për një hamburger dhe të mashtrojë çtar se gjithçka në Veri është rregulluar,” shkroi Haradinaj në një postim në Facebook. Ai vazhdoi duke akuzuar Kurtin se frikësohet të përballet me gazetarët dhe të shpjegojë çështje të ndryshme, duke përfshirë akuzat e Presidentes, Procesin e Berlinit, dhe mos-hapjen e urës.
Lideri i opozitës gjithashtu pretendoi se k aktual po i shmang gazetarët dhe po i shtyn kolegët e tij të flasin për tema të ndryshme pa dhënë shpjegime konkrete. Haradinaj shkoi edhe më tej, duke aduar se Kurti po shmang diskutimin për ligjin e konfiskimit të pasurisë së paligjshme, duke sugjeruar se bashkëpunëtorët e tij mund të jenë të prekur nga ky ligj. “Ai sot as për Byron për Konfiskim të Pasurisë nuk foli sepse ai e din që bashkëpuntorët e vet do të jenë klientët e parë të saj,” shtoi ish-kryeministri.