×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Kurti është agjent i Serbisë dhe Rusisë – VV s’mund të ngrihet mbi Kushtetutën

    FrontOnline
    11 Prill 2025

    Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj duke folur për krijimin e Qeverisë tha se të njëjtit (VV-ja) e kanë të drejtën për me formu shumicën dhe nëse dështojnë ju vjen radha të tjerëve.

    Ai tha se pret që opozita ta formojë Qeverinë.

    “Ata e kanë të drejtën kushtetuese,VV-ja,  munden me përshpejtu krijimin e Parlamentit, munden me apliku të drejtën e tyre për të kriju shumicën. Nëse e krijojnë me vazhdu me punë, nëse jo, vjen radha e të tjerëve…edhe ajo është kushtetuese, është pjesë e demokracisë tonë. Unë pres që opozita ta krijon Qeverinë po pa vonesa dhe i bëj thirrje atyre që po pengojnë po vonojnë… mos të vonojnë më shumë, me këtë rast Kurtit dhe klikës së tij” tha Haradinaj.

    I pyetur në lidhje me deklaratat që vijnë nga VV-ja ”Qeveri të Vetëvendosjes ose zgjedhje”… Haradinaj pati këtë përgjigje.

    Ndërsa i pyetur për deklaratën e kryeministrit Kurti se ‘Serbia po tenton t’i shantazhojë disa deputetë të minoriteteve’, Haradinaj tha se edhe kjo është dobësi e tij dhe se i njëjti është agjent i Serbisë.

    “Kjo është shenjë e dobësisë së Kurtit dhe të Qeverisë së tij. Realisht Kurti është agjent i Serbisë dhe i Rusisë sepse ka zbatu agjendën ruse dhe serbe edhe kuptohet që ndikimet e mekanizmave të fuqishëm ndërkombëtar janë gjithkund ….ne shohim përpjekje për ndryshime në Serbi, shohim përpjekje për ndryshime në Kosovë… e Kurti zakonisht pra i reflekton pikërisht pasojat e asaj se kush është, ai na ka rrit fuqinë e Serbisë deri në këtë masë në Kosovë, Kurti ka qeveris katër vjet të plota, me mandat të plotë, i pavarur nga asnjë parti tjetër shqiptare, dhe pas katër viteve të plota rezulton se qenka rrit fuqia e Serbisë mbi deputetët jo-serbë, që unë nuk besoj se deputetët jo-serbë janë nën ndikimin e Serbisë. Unë besoj fuqishëm se ata deputetë jo-serbë që nuk e pëlqejnë qeverisjen Kurti, ka ndikim Serbia tek ato, mund të kemi ne shqiptarët” tha Haradinaj.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Maj 2025
    Një nga hotelet më të bukura të Shëngjinit – Rafaelo Comfort Hotel – rikthehet për ju me një super ofertë që s’e...
    Lajme15 Maj 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës pas mbledhjes së kryesisë dhe Grupit Parlamentar ka thënë se kriza aktuale politike është pasojë e paaftësisë së...
    Lajme15 Maj 2025
    Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka thënë se një lider politik që s’e konsideron urgjente konstituimin e kuvendit përbën një “sinjal alarmi...
    Të tjera
    Vip15 Maj 2025
    Një nga faqet më të ndjekura italiane i ka kushtuar një shkrim përfaqësimit të Shqipërisë në Eurovizion nga Grupi Shkodra Elektronike me...
    Sport15 Maj 2025
    Barcelona mund të shpallet kampione e Spanjës sonte, dy xhiro pa përfunduar sezoni në La Liga. Gjiganti katalunas ka mundur të festonte...
    Lajme15 Maj 2025
    Pas liderëve të subjekteve të mëdha parlamentare, presidentja Osmani ka pritur në takim edhe përfaqësuesit e subjekteve të të gjitha komuniteteve joshumicë....
    Lajme15 Maj 2025
    Shefja e Misionit të Bashkimit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve Parlamentare në Kosovë 2025, Nathalie Loiseau, në një konferencë për media ka...
    Bota/Rajoni15 Maj 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, kanë biseduar për rrugën e anëtarësimit të...
    Lajme15 Maj 2025
    Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se pas dy ditëve të gërmimit dhe zhvarrimit në Prishtinë, janë gjetur mbetjet...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.