×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj kujton vëllain Enverin: Me plagë lufte në trup, i’u ndërpre jeta nga një dorë që donte të mbillte vëllavrasje

    FrontOnline
    15 Prill 2024

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar vëllezërit Shkelzenin dhe Enverin në përvjetorin e përjetësimit.

    Haradinaj ka thënë se përvjetorët na rikthejnë në kujtimin e vlerave, fisnikërinë dhe heroizmin e të rënëve për liri.

    “Përvjetorët na rikthejnë në kujtimin e vlerave, fisnikërinë e heroizmin e mijëra djemve e vajzave që nuk kursyen asgjë për lirinë e për vendin. Edhe mua po më rikthehen krejt e me radhë, ndër të cilët edhe vëllezërit e mi, Shkëlzeni që ra në vijën e frontit në Maznik, Luani në Qafë Mullar, por edhe Enveri, të cilit me plagë lufte në trup, nga një dorë që donte të mbillte vëllavrasje ndër shqiptare, i’u ndërpre jeta në ditën e sotme të para 19 vjetëve”, ka thënë Haradinaj.

    Haradinaj ka shtuar se rënia heroike e shumë djemve e vajzave na është bërë betim ta çojmë amanetin e tyre në vend.

    “Kanë shumë virtyte për të cilat i kujtojmë sot, vëllezërit e mi e shumë e shumë të tjerë e që rënia e tyre na është bërë betim ta çojmë amanetin e tyre në vend, që gjithmonë të jemi në shërbim të Atdheut. Enverin e kujtoj për mirësinë, për përkushtimin, për kurajon e vendosmërinë, e mbi të gjitha për dashurinë e paskaj që kishte për njerëzit! Gjithmonë në nderim e i përulur para dëshmoreve të Kombit! I përjetshëm kujtimi!”, është shprehur Haradinaj. /FrontOnline/

    Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA me rekord të ri në nr. të udhëtarëve dhe fluturimeve
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.