×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj kujton mas*akrën e Kralanit: Përgjegjësit ende nuk janë vënë para drejtësisë

    FrontOnline
    03 Prill 2025

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar masakrën e Kralanit të Gjakovës, ku u vranë 86 civilë.

    Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj thotë se edhe sot e kësaj dite përgjegjësit për masakrën nuk janë vënë para drejtësisë

    “3 prilli i vitit 1999 është një nga ato ditë të dhimbshme, por edhe të lavdishme të historisë sonë, kur humbëm njerëz të dashur e luftëtarë të shquar të UÇK-së. Në Kralan të Gjakovës, forcat kriminale të Millosheviqit masakruan 86 shqiptarë të pafajshëm – burra, gra, të rinj, e madje edhe fëmijë. Edhe sot e kësaj dite përgjegjësit për masakrën nuk janë vënë para drejtësisë”.

    “Po atë ditë, me pushkën e lirisë në dorë, ra heroikisht bashkëluftëtari Arton Mehmetaj – i treti dëshmor nga familja heroike Mehmetaj e Gllogjanit. Bashkë me të, përkrah njëri-tjetrit deri në frymën e fundit, ra edhe Halit Coka nga Kukësi. Kujtojmë me nderim të përjetshëm edhe trimat Visar Myftari, Fehmi Shala, Kujtim Qallakaj, Ilir Hoxha, Mustafë Çeku dhe shumë të tjerë, që me jetën e tyre shkruan historinë e lirisë së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

    “Liria nuk na erdhi vetë, ajo u fitua me gjak e sakrificë ndër breza. Sot, dhe përherë, mbetet detyra jonë ta mbrojmë këtë liri, ta çojmë përpara Kosovën ashtu siç ëndërruan ata që dhanë jetën për të. Lavdi të rënëve për liri!”.

    Nga Rubrika
    Lajme09 Prill 2025
    Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian ka miratuar draft-raportin për përparimin e Kosovës në rrugën drejt BE-së gjatë viteve 2023...
    Lajme09 Prill 2025
    Një grabitje e armatosur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fushë Kosovë. Cak i kësaj grabitje kishte qenë një burrë. Ai deklaroi...
    Lajme09 Prill 2025
    Një person është therur me thikë sot rreth orës 17:00 në Fushë Kosovë. Incidenti ka ndodhur konkretisht në rrugën “Elez Berisha”. Lajmin...
    Të tjera
    Vip09 Prill 2025
    Motra e Gjestit, Blerina Kelmendi, mbrëmë vonë ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në “Big Brother Vip Albania”. “Qëndro edhe pak...
    Sport09 Prill 2025
    Prishtina e ka fituar ndeshjen e parë të play-offit ndaj Vëllaznimit me rezultat 71:69. Gjakovarët ishin më të mirë se kryeqytetasit në...
    Bota/Rajoni09 Prill 2025
    Qindra punonjës shpëtimi në Republikën Domenikane vazhdojnë të kërkojnë për të mbijetuar nga shembja e çatisë në një klub nate në kryeqytetin,...
    Lajme09 Prill 2025
    Avokati Arianit Koci, për FrontOnline ka folur pas përdorimit të termit “Kosovo i Metohija” nga Gjykata Speciale dhe Prokuroria Speciale, duke e...
    Lajme09 Prill 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde. Bëhet e ditur se Kurti e...
    Lajme09 Prill 2025
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të marten në Gjilan. (më tepër…)
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.