×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj kujton Martirët e Gjakovës

    FrontOnline
    01 Prill 2021

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar sot martirët e Gjakovës në 22-vjetorin e rënies.

    Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se në këtë datë kujton familjen e cila ishte shuar pa lënë pasardhës.

    ”Me përulje të thellë, kujtojmë sot, njëzetedy vite më pas, martirizimin e dhjetëra vëllezërve e motrave tona në Gjakovë. Kujtojmë familjen që u shua pa lënë pasardhës, familja e Januz Canës, gruaja e tij Ganimetja, vajza Shpresa dhe djali Fatmiri”, ka shkruar Haradinaj.

    Postimi i plotë:

    Dita e kobshme, kur Gjakova u kaplua nga zjarri!

    Me përulje të thellë, kujtojmë sot, njëzetedy vite më pas, martirizimin e dhjetëra vëllezërve e motrave tona në Gjakovë.

    Kujtojmë familjen që u shua pa lënë pasardhës, familja e Januz Canës, gruaja e tij Ganimetja, vajza Shpresa dhe djali Fatmiri.

    Kujtojmë ata që u sakrifikuan në shtëpinë e familjes Vejsa: Fetije Vejsa, Shahindere Hoxha, Flaka Hoxha (15 vjeçare), Tringa Hoxha Vejsa me fëmijët e saj Rita (2 vjeçare), Arlindi (5 vjeçar), Marigona (9 vjeçare) dhe Dorina (11 vjeçare); Valbona Vejsa me fëmijët, Doruntinën (3 vjeçare), Egzonin (5 vjeçar) dhe Rinën (7 vjeqare); Valbona Byci-Caka me tri vajzat e saj Dionën (2 vjeçare), Delvinën (7 vjeçare) dhe Dalinën (14 vjeçare); Hysen Gashi, Mandushe Nuqi e Shirine Nuqi.

    Kujtojmë Martirët e Lirisë që u sakrifikuan në pjesë të tjera të Gjakovës: Rexhë Gucin, Xajë Kurtin, Shukri Hoxhajn, Mazllom Kavajën, Sulejman Gërçarin së bashku me tre djemtë e tij (Skënderin, Haxhiun dhe Albertin), dy vëllezërit Dylatahu (Skënderin e Naserin), Melaim Qarkaxhiun, Blerim Bërdoniqin, Bujar Tetrica, vëllezërit Hasan e Adem Haxhia, djemtë e Ademit Berati e Gëzimi dhe gruaja e Hasanit Myzafere Haxhia, Afërdita Deda-Demjaha me të birin Argjentin.

    Gjakova atë ditë u kaplua nga zjarri. Ai zjarr u bë simbol i sakrificës për lirinë e Kosovës. Liri që sot duhet ta ruajmë e çmojmë, sepse erdhi nga gjaku i të rënëve. Lavdi e përjetshme!

    Nga Rubrika
    Lajme18 Nëntor 2024
    KFOR-i ka publikuar pamje nga patrullimet rutinore në pjesën kufitare në veri, përkatësisht në Leposaviq. Ushtarët nga Latvia janë parë me armë...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski tha se zëvendësi i tij, Ivan Stoilkoviq, i cili e konsideron Kosovën “djep të Serbisë”...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve kanë arrestuar sot një zyrtar policor me dyshimin se i njëjti ka...
    Të tjera
    Vip18 Nëntor 2024
    Dënimi i dhënë nga ‘Vëllai i Madh’ në Sfidën e Kapitenit ka bërë që Diana dhe Arioni të përplasën ashpër me njëri-tjetrin...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, Visar Azemi ka njoftuar se të shtunën në këtë qytet vjen “Turneu...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, pas takimeve që ka zhvilluar me mërgatën në Gjermani, të dielën ka...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Deputetja Hykmete Bajrami ka reaguar ashpër pas akuzave nga zv/ministri i Arsimit, Taulant Kelmendi. Ky i fundit e akuzoi Bajramin për mbi...
    Bota/Rajoni18 Nëntor 2024
    Dy adoleshentë janë përleshur me thika para shkollës “Fan Noli” në Tiranë. Sipas Top Channel, një 14-vjeçar ka ndërruar jetë. Mësohet se...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski pati disa fjalë për politikanët e “zëshëm” ndaj atyre që janë në pushtet. Ai ata...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.