Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar Yll Morinën, në njëzetedy vjetorin e rënies heroike të tij.
Haradinaj tha se Yll Morina, ja fali jetën Atdheut dhe do të jetë i pavdekshëm në kujtimin e brezave.
‘I dashur, trim e guximtar. Flamurtar në kundërshtim të robërisë.
Ky ishte Yll Morina, që para njëzetedy viteve ia fali jetën Atdheut.
I pavdekshëm në kujtimin e brezave. Krenari e Gjakovës, Kosovës dhe shqiptarëve.
Lavdi’, ka shkruar Haradinaj në Facebook.