×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj kujton dëshmorët e prillit 1999: Ndër muajt më të dhimbshëm për shumë familje

    FrontOnline
    18 Prill 2025

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot një nga periudhat më të rënda të historisë së Kosovës, duke nderuar sakrificën e dëshmorëve dhe martirëve që ranë në prillin e vitit 1999, në përballje me makinerinë ushtarake e policore serbe.

    “Prilli i vitit 1999 shënon një ndër muajt më të dhimbshëm për shumë familje nga Llapi dhe Gollaku. Në përpjekje për t’i shpëtuar terrorit serb, mbi 124 civilë të pafajshëm ranë në pritën e forcave kriminale serbe, që nuk kursyen askënd, as fëmijë, gra e pleq”, shkoi Haradinaj në Facebook.

    Ai përkujtoi gjithashtu edhe masakrën e rëndë në Devë të Gjakovës, ku u ekzekutuan mizorisht 7 vëllezër nga familja Bobi, si dhe krimin në Ribar të Vogël, ku u vranë 25 civilë – 19 nga ky fshat dhe 6 nga fshati Vërshec.

    “Sot, në përvjetorin e Betejës së Marecit dhe masakrës në Makoc, Prishtina shënon Ditën e Dëshmorëve. Me nderim të thellë përkujtojmë trimërinë e Brigadës 153 ‘Hyzri Talla’ të UÇK-së dhe guerilës BIA”, thekson Haradinaj.

    I pari i AAK-së ka përkujtuar gjithë dëshmorët që ranë më 18 prill 1999 në beteja të ashpra kundër forcave pushtuese serbe, në fshatrat Marec, Makoc, Sllovi dhe më gjerë.

    Ai përmend me respekt dëshmorët: Sefedin Ilaz Vitia, Besim Isë Vitia, Fehmi Vitia, Muharrem Pacolli, Rrahman Murati, Ziaver Vllasaliu, Shabi Gërbeshi, Shabi Avdush Gërbeshi, Rrahim Azem Gërbeshi, Baki Salih Pacolli, Azem Miftar Hajdaraj, Enver Jahir Tahiri, Isuf Ibish Hoxha, Januz Zejnullah Jashari, Mehdi Zymer Fazliu, Naser Zeqir Sekiraqa, Shaban Beqir Avdiu, Visar Mustafë Hoti, Mustafë Llapashtica, Mehmet Sherif Visoka dhe Asllan Canë Dina.

    “Po ashtu, në Gradinë të Rrafshnaltës së Drenicës, ku vepronte Brigada 121 “Ismet Jashari – Kumanova” dhe transmetonte Radio Kosova e Lirë, ranë në altarin e lirisë Mentor Morina, Halim Bajraktari, Mentor Gashi, Islam Kastrati dhe Ramadan Bytyçi”.

    Haradinaj në fund thekson se liria që e gëzojmë sot është vepër e gjakut dhe sakrificës së luftëtarëve çlirimtarë, Dëshmorëve dhe Martirëve, që mbeten themel i shtetësisë sonë dhe frymëzim i përhershëm ndër breza dhe se sakrifica e tyre na obligon ta ruajmë këtë liri si pasurinë më të çmuar të kombit.

    Nga Rubrika
    Lajme02 Qershor 2025
    Ish-diplomati Edon Cana sonte në “Edicionin Special” në Klan Kosova foli në lidhje me atë se a ka legjitimitet Besnik Bislimi të...
    Lajme02 Qershor 2025
    Për vite të tëra u tentua t’i gjendet lokacioni. Më në fund u gjet. Për vite të tëra u bë zhurmë, por...
    Lajme02 Qershor 2025
    Ish-deputeti Visar Ymeri ka komentuar situatën e krijuar pas zgjedhjeve në Kosovë dhe bllokadën e zgjatur në formimin e qeverisë. Ai ka...
    Të tjera
    Bota/Rajoni02 Qershor 2025
    Janë publikuar pamjet e ngjarjes së ndodhur paraditen e së dielës kur dy turistë anglezë u aksidentuan me Jet Ski. Siç duket...
    Lajme02 Qershor 2025
    Organizata Handikos ka kërkuar veprim urgjent nga SHSKUK-ja dhe Ministria e Shëndetësisë për procesin e shpërndarjes së pajisjeve ndihmëse për personat me...
    Bota/Rajoni02 Qershor 2025
    Të dhënat statistikore të Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregojnë se RMV ka një shkallë të lartë të duhanpirjes, përkatësisht mbi 46 për...
    Lajme02 Qershor 2025
    Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, duke cituar Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK), tha se paga mesatare...
    Bota/Rajoni02 Qershor 2025
    Media britanike “Express” në një artikull dedikuar turizmit në Shqipëri duke parashikuar se vendi ynë do të përballet së shpejti me një “pushtim” masiv...
    Sport02 Qershor 2025
    Klubi i Ligës Premier, Crystal Palace, do të zhvillojë bisedime me UEFA-n rreth pjesëmarrjes së tyre në garat evropiane sezonin e ardhshëm,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.