Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar ditëlindjen e të ndjerit, veprimtarin e çështjes kombëtare, Adem Demaçit.
Haradinaj ka shkruar se kur të tjerët u ndalën, Demaçi vazhdoi dhe i mësoi të tjerët rrugën deri në liri.
“Kur të tjerët iu gëzuan lirisë së pjesshme, ti e kërkoje të drejtën e plotë të shqiptarëve.
Na e mësove rrugën deri te liria, duke dhënë më shumë se të gjithë nga liria jote.
Urime ditëlindja baci Adem!”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.