Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se gjatë ditës së sotme ka vizituar vendlindjen e tij në Gllogjan, ku ka marrë pjesë në ceremoninë e pjekjes dhe distilimit të rakisë së shtëpisë.
Haradinaj ka ndarë disa fotografi të kësaj ceremonie.
“Në Gllogjan në ceremoninë e pjekjes dhe distilimit të rakisë së shtëpisë, sipas traditave të vjetra shqiptare, me mjeshtrin bacën Shaban dhe nipin e tij, i cili me krenari mban emrin e dëshmorit të lirisë, Sadri Lokaj”, ka shkruar Haradinaj./Front Online/