Kreu i AKK-së, Ramush Haradianj ka thënë se kryeministri Albin Kurti është njeriu e spiuni i shtetit serb.
Kështu u shpreh ai, pas raportimeve se terroristi Milan Radoiçiq ka pasur gisht në vendimin për pagat minimale, nga ku dhe janë përjashtuar pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njofton Klankosova.tv.
“Kurrë, hera e parë në historinë e Kosovës, që është bashkuar vota e shqiptarëve me serbë në Listën Serbe kundër UÇK-së, është Albin Kurti”, tha Haradinaj.
“Dhe po ashtu është vërtetuar se për këtë votë, janë marr vesh pas shpinës së Kosovës. Nëse edhe kësaj nuk ia dimë emrin si quhet, kush para këtyre njerëzve në Kosovë se ka bërë këtë, kjo tregon se Kosovën e udhëheq njeriu i Serbisë, spiuni i Serbisë”, deklaroi ai.