Kandidati për President të Kosovës, Ramush Haradinaj vizitoi sot Malisheven.
Ai tha se Llapqeva e Malishevës tani është mobilizuar për zgjedhjet e 14 Shkurtit.
“Të përcaktuar në mbrojtjen e interesave kombëtare, Aleanca ka ofertën më të mirë për qytetarët e Kosovës. Angazhimi im si President, do të jetë në mbështetje të antarësimit tonë në NATO dhe në mbështetje të qeverisë për ringjalljen dhe rritjen ekonomike. Nuk do të presim në pafundësi që vendi ynë të mbetet i bllokuar nga Serbia. Kosova do të ketë siguri e zhvillim ekonomik me Aleancën në Kuvend e Qeveri”,shkroi Haradinaj në Facebook.