×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Kërcënimet e Vuçiq-it në llogari të Kosovës, nuk i ndihmojnë stabilitetit rajonal

    FrontOnline
    28 Janar 2021

    Ish- shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK),njëherit edhe kandidat për deputet, Daut Haradinaj ka reaguar pas kërcënime të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

    Haradinaj ka thënë se gjuha e urrejtjes dhe kërcënimet e Vuçiq në llogari të Kosovës, nuk i ndihmojnë aspak stabilitetit rajonal.

    “Ngritja e kapaciteteve ushtarake në gjendje gatishmërie, me pretekst se “ndjehet i kërcënuar nga situata në Kosovë”, është gjuhë e rrezikshme, nga e cila ka pësuar i tërë rajoni, ndërkaq Serbisë i ka sjell humbje të luftërave dhe izolim”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook. Tutje, ai është shprehur se Kosova ka një forcë mbrojtëse moderne cila po merr pjesë në misione paqëruajtëse, me synim anëtarësimin sa më të shpejtë në NATO.

    “Uroj që edhe Serbia sa më parë t’i bashkohet aleancës perëndimore, duke llogaritur paqe, stabilitet, bashkëpunim dhe fqinjësi të mirë me të gjithë fqinjët e saj”, ka thënë ai. “Neve jemi më shumë se të vendosur në rrugën tonë drejt perëndimit. Kosova është shtet i pavarur dhe nuk ka kthim mbrapa”, ka përfunduar Haradinaj.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Të dielën PDK do të mbaj konferencë për media Sipad njoftimit, konferenca do mbahet në selinë e PDK-së në ora 13:00, shkruan...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e mëngjesit ku do të ketë vranësira...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka folur për rastin e rrahjes së ish-kreut të Listës Serbe, Goran Rakiq. Rashiq ka...
    Të tjera
    Sport16 Nëntor 2024
    Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 pjesa e parë në takimin mes Shqipërisë dhe Çekisë që po luhet në kuadër të...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish shefi i stafit të kongresistit amerikan, Eliot Engel, dhe bashkautor i një raporti për Kosovën, Jason Steinbuam, ka shprehur qëndrimin se...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën “Ahmet Kaçiku”. Rastin...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Lideri i LDK’së dhe njëherësh kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku është shprehur falënderues për atmosferën e paharueshme sonte në Istog. Ai shtoi...
    Sport16 Nëntor 2024
    Rikthimi i Mike Tyson në ring pothuajse 20 vjet pas luftës së tij të fundit profesionale shkoi siç pritej për 58-vjeçarin, pavarësisht...
    Sport16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë është duke luajtur ndaj Çekisë në UEFA Nations League, raundi i pestë. Kujtojmë që ndeshja është duke u zhvilluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.