Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj pas përfundimit të takimit që kishte me Enver Hoxhajn dhe me nënkryetarët e tjerë të kësaj partie tha se kjo vizitë në PDK ishte e paparalajmëruar dhe se ishte vetëm për të i`u shprehur përkrahje për bashkëluftëtarët të cilët sot kanë dal para Gjykatës Speciale, raporton Front Online.
“Isha në një vizi të papralajmëruar. Qëllimi i vizitës ishte shprehje e përkrahjes për bashkëluftëtarët të cilët sot dolën para Gjykatës Speciale”, ka thënë Haradinaj.
I pyetur se a është diskutuar në këtë takim edhe për postin e Presidentit, Haradinaj tha se agjendat partiake vazhdojnë.
“Agjendat politike vazhdojnë ne jemi në demokraci, kemi pasur mospajtime dhe kjo ditë por agjendat vazhdojnë”, ka thënë ndër të tjera ai. /Front Online.