Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në emisionin Pressing të T7, ka komentuar dorëheqjen e krtyetarit të Obiliqit, Xhafer Gashit nga partia e tij.
Haradinaj tha se me veprimet e Xhafer Gashit është i befasuar, e kjo ndoshta për shkak se Gashi e ka pa vetën si përgjegjës për humbjen e zgjedhjeve parlamentare të AAK’së në Obiliq.
“Jemi të befasuar me dorëheqjen e Xhafer Gashit. Ne kemi pasur një rënie të madhe në votë në Obiliq. E më poshtë se ajo s’ka ku shkon, e ndoshta kjo e ka bërë të ndihet përgjegjës”, është shprehur Haradinaj.
Tutje, Haradinaj tha se nëse kjo është arsyeja ka mundur të diskutohej, pa marrë parasysh spekulimet ku, sipas tij, thuhet se Gashi ka pasur oferta nga të gjitha partitë e tjera të mëdha.
“Kjo ka mundur me u diskutu dhe me u pa se si mund të ndryshohet kjo gjendje, arsyeje tjetër unë nuk di. Dëgjova edhe spekulime ku ka dashur ta marrë LDK, ose ajo çka i ka ofruar Lista Guxo, ose PDK apo VV. Por, ne kemi shpresa që do t’i fitojmë zgjedhjet në Obiliq”, ka thënë Haradinaj në T7.