×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Istogu ishte gjithmonë në ballë të përpjekjeve shekullore për liri

    FrontOnline
    13 Prill 2025

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Istogu ishte gjithmonë në ballë të përpjekjeve shekullore për liri.

    Në një postim në Facebook, ai ka thënë se ka bërë homazhe sot për dëshmorët e rënë të Brigadës 133 “Adrian Krasniqi”.

    “Në luftën e fundit për çlirim, trimat e UÇK-së, në Brigadën 133 “Adrian Krasniqi”, shënuan beteja të lavdishme ndaj armikut. Në këtë frymë, në nderim të sakrificës së tyre dhe për të kujtuar gjurmët e pashlyeshme që lanë, sot me homazhe u përkujtuan dëshmorët Qazim Hakaj, Sylë Çetaj dhe Nexhmedin Hakaj, në vendin e rënies në fshatin Kaliqan”.

    “Gjithashtu, në nderim të mësuesit dëshmor, Mustafë Blakaj, u mbajt Turneu Ndërkombëtar i Karatesë “Mustafë Blakaj”, ku morën pjesë garues nga vende të ndryshme, për të nderuar figurën e tij dhe kontributin në edukim e liri”.

    “Po ashtu, sot me krenari kujtojmë dëshmorin e kombit, Adem Delija nga Zhabeli, në përvjetorin e rënies së tij. Jeta dhe sakrifica e tij janë pjesë e lavdisë sonë kombëtare dhe shembull frymëzimi ndër breza”, ka thënë Haradinaj

    Nga Rubrika
    Lajme27 Prill 2025
    Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, është nderuar të dielën me çmimin “Çelësi i Qytetit” të Prishtinës, nga kryetari...
    Lajme27 Prill 2025
    Bashkim Ramosaj, kryetari i Deçanit, ka kujtuar jetën dhe veprën e dëshmorit Edmond Dabiqaj. Në një postim në Facebook, ai ka thënë...
    Lajme27 Prill 2025
    As për herën pestë, Albulena Haxhiu, nuk arriti t’i marrë votat e nevojshme për kryetare të Kuvendit. E kjo qasje e Lëvizjes...
    Të tjera
    Lajme27 Prill 2025
    Një fëmijë është goditur nga një veturë mesditën e sotme në rrugën “Wesley Clark” në Pejë. Detaje rreth gjendjes së tij shëndetësore...
    Lajme27 Prill 2025
    Analisti politik Burim Ramadani ka thënë se javën e ardhshme “me gjasë” zhbllokohet konstituimi i kuvendit. Ai shtoi se nuk ka Qeveri...
    Lajme27 Prill 2025
    Ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka theksuar se familjet e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë kanë...
    Bota/Rajoni27 Prill 2025
    Pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut më 21 prill, kanë nisur spekulimet për pasuesin e tij në krye të Selisë së...
    Bota/Rajoni27 Prill 2025
    Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama pati një takim në qytetin e Vlorës me fokus ecurinë e projekteve strategjike në fushën e...
    Bota/Rajoni27 Prill 2025
    Ka shkuar në 28 numri i të vdekurve nga shpërthimi masiv që ndodhi të shtunën në një nga portet kryesore të Iranit,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.