×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj i reagon Vuçiqit: Askush të mos tentojë të nëpërkëmbë Kosovën

    FrontOnline
    24 Mars 2021

    Ish-kryeministri Ramush Haradinaj i ka reaguar presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiqit, pasi ky i fundit vendosi flamurin serb mbi hartën e Kosovës.

    Haradinaj gjatë një fjalimi në Gllogjan me rastin e shënimit të Epopesë së Dukagjinit, duke iu përgjigjur Vuçiqit tha se simboli i vetëm këtu është populli dhe se askush nuk do të mundë të nëpërkëmbë Kosovën

    “Atyre që bëjnë harta të Kosovës me simbole të tyre u themi se i vetmi simbol është populli këtu. Askush mos të tenton me e nëpërkëmbë Kosovën. Nëse nuk na bëhet vendi i meritum në NATO, ne kemi komb, kemi familje dhe do të kthehemi aty ku na takon”, tha Haradinaj gjatë homazheve në Gllogjan.

    Duke kujtuar 24 marsin e vitit 1999, Haradinaj tha se ajo ngjarje ishte e pashmangshme, e cila u vërtetua se ishte e drejtë.

    “Nuk ka ndryshuar asgjë sot, nuk do të ndryshojë as në mot. Sepse ishte e pashmangshme ajo që ndodhi më 24 mars të vitit 1998. Ne ishim të vetëdijshëm që na pret një fat i tillë. Në këtë ditë të atij viti kanë rënë 3 dëshmitë. Ai epilog u vërtetua i tillë dhe i drejt. Ajo që ishte mahnitëse ishte që ndodhi edhe ndërhyrja e NATO-s. E thashë që nuk ka ndryshuar asgjë sot dhe nuk do të ndryshojë as në mot. Jemi të gëzuar që jemi në demokraci..”

    Nga Rubrika
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se nesër do të mbajë një tubim në...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj pas ndeshjes Rumani-Kosovë është shprehur se lojtarët e Kosovës treguan zemër e shpirt në këtë ndeshje. Ai...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku në një prononcim për “Front Online” thotë se premtimi i VV’së për padinë ndaj...
    Të tjera
    Lajme16 Nëntor 2024
    Policia ka ndaluar në Bërnjak një furgon me targa serbe, që po drejtohej nga një shtetas i Serbisë dhe me atë automjet...
    Lajme16 Nëntor 2024
    55 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vend. 26 nga këto aksidente kanë qenë me të lënduar dhe...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Përfaqësuesi i Shoqatës së Familjarëve të Personave të Zhdukur, Bajram Qerkini, ka shprehur zhgënjim ndaj Qeverisë ‘Kurti’. '’Ne kemi menduar që premtimet e...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Dy persona, babë e djalë, janë arrestuar dje në Prishtinë, meqë pas një mosmarrëveshje verbale kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin. Pas intervistimit, të...
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Korça është mbuluar mëngjesin e sotëm nga një shtresë e borës. Gjatë natës qyteti është përfshirë nga reshje bore, ndërka në zonat...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Janë zhdukur dy vajzë në Rahovec, ku njëra prej tyre është e mitur. Për rastin e të miturës policia thotë se është...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.