×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj i reagon partisë së Albin Kurtit, thotë se përdorin termin “Republikë” kur i referohen Serbisë

    FrontOnline
    11 Nëntor 2020

    Kryediplomatja e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka bërë thirrje publike për të gjitha institucionet e vendit, që të mos përfaqësohen në asnjë rast pa simbole shtetërore.

    Haradinaj ka shkruar se kohëve të fundit janë vërejtur tendenca dhe insistime që në forume të ndryshme, zyrtarëve të lartë të Kosovës u është kërkuar t’a shmangin paraqitjen pranë simboleve shtetërore, sipas kërkesës së Serbisë, me qëllim të bllokimit të pjesëmarrjes së Kosovës në organizime rajonale dhe ndërkombëtare.

    “Respektimi i Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi nuk janë çështje dëshirore! Edhe Marrëveshja e Brukselit për Përfaqësim dhe Bashkëpunim rajonal nuk e ndalon përdorimin e simboleve, përkundrazi – prandaj emri i Kosovës duhet të jetë i barabartë me të gjitha emrat tjerë të shteteve pjesëmarrëse dhe në rast përdorimit të simboleve të shteteve tjera, organizatorët e takimeve janë të obliguar ti vendosin edhe simbolet e Republikës së Kosovës, në linjë dhe me qëllimin e përfaqësimit të barabartë të Republikës së Kosovës. Por, kjo nuk do të ndodhë pa kërkuar ne, apo pa respektuar ne veten dhe qenësinë e shtetit tonë. Përfaqësuesit e Kosovës, e kanë për obligim që çdo përpjekje të kujtdoqoftë, që synon t’a prezantoj në nivel më të ulët shtetin tonë, të mos e pranojnë dhe t’a theksojnë faktin se Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran dhe demokratik i qytetarëve të saj. Shteti i Kosovës është njohur nga 117 vende, si nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shumica dërmuese e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, shumica e shteteve të rajonit dhe më gjerë si dhe është anëtare e agjencive të specializuara të OKB-së si Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe e shumë organizatave tjera rajonale dhe ndërkombëtare. Me 22 korrik 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka konfirmuar legjitimitetin dhe legalitetin e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, ndërsa Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka mirëpritur opinionin e GJND-së, me rezolutën e miratuar më 9 shtator 2010”, ka thënë Haradinaj.

    E njejta shton se është e papranueshme se si institucione të caktuara të Republikës së Kosovës dhe parti politike parlamentare, përdorin termin “Republikë” kur i referohen Serbisë – dhe atë madje edhe në shkresa zyrtare e publike.

    “ Me këtë rast i bëj thirrje edhe Kuvendit të Kosovës, e me theks të veçantë grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, që kur thërrasin interpelanca, të mos e përdorin emërtimin e ashtuquajtur “Republika e Serbisë”, e as kur shkruajnë letra ndërkombëtare siç qe rasti mbrëmë me publikimin e letrës dërguar Presidentit të zgjedhur Amerikan Biden ku i referohej Serbisë si Republikë”, ka thëën ajo.

    “Pavarësia e Kosovës është rezultat i përpjekjeve dhe sakrificave shekullore të popullit tonë për liri, pavarësi e demokraci. Për shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës u sakrifikuan shumë breza, që kulmoi me luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Prandaj çdo përfaqësues i Republikës së Kosovës, e ka obligim ligjor dhe moral që të mbrojë dhe prezantojë me dinjitet shtetin dhe në asnjë formë të mos e lejojë nëpërkëmbjen e simboleve të tij. Këtë propozim-udhëzim do t’a paraqes edhe në mbledhjen e radhës së Qeverisë së Kosovës”, ka shtuar e njejta.

    Nga Rubrika
    Lajme05 Nëntor 2024
    Janë bërë katër vjet prej se ish-eprorët e UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, u arrestuan nga Dhomat...
    Lajme05 Nëntor 2024
    Sekretarja e Përgjithshme e PDK’së, Vlora Çitaku thotë se natyra e raporteve me SHBA nuk varet vetem nga kush është në Shtëpinë...
    Lajme05 Nëntor 2024
    Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se ndjehet krenar se populli i Kosovës është populli më pro-Amerikanë. “Më vjen mirë që...
    Të tjera
    Lajme05 Nëntor 2024
    Lideri i NISMA’s, Fatmir Limaj, në 4-vjetorin e arrestimit të Thaçit, Veselit e të tjerëve, thotë se lufta e UÇK’së është e...
    Lajme05 Nëntor 2024
    UASHINGTON – Zgjedhjet e së martës do të përcaktojnë se cila parti do ta ketë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në...
    Lajme05 Nëntor 2024
    Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka shkruar për përvjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, ish-aktivitst i VV-së. Molliqaj, e ka vlerësuar si...
    Lajme05 Nëntor 2024
    Gazeta Infous raportoi ekskluzivisht se sot është arrestuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës një grua spiune ruse me pasaportë...
    Lajme05 Nëntor 2024
    Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti, po i frikësohet burgut. Ai tha se ky është...
    Sport05 Nëntor 2024
    Legjenda e Chelseat, Frank Lampard, është këshilluar që të punojë në Premier League, megjithëse është përfolur për drejtimin e gjigantit italian, Roma...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.