Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, ka pasur kritika të ashpra ndaj Kryeministrit Avdullah Hoti, i cili është pjesë e subjektit të koalicionit qeverisës, lidhur me reagimin ndaj aktakuzave të konfirmuara për ish-udhëheqësit e UÇK-së.
Derisa komentoi Hotin i cili tha se nuk ndërhyjnë në drejtësi, Haradinaj u shpreh se deklaratat e tilla nuk janë të një burrështetasi, njofton Klan Kosova.
””Ne nuk ndërhyjmë në drejtësi’‘ – Nuk janë deklarata të një burrështetasi. Ti mund t’i drejtohesh ndonjë politikani të fuqishëm Angela Merkel apo Donald Trump e t’ju thuash ”të lutem Kosova po kalon në një sfidë, a mund të na jepni të paktën një ftesë për NATO”.
”Ai pra vetëm sa i ndihmon vendit të vet”.
”Ti duhesh të nxjerrësh dicka, dhe presioni i AAK-së nuk bëhet për ta vështirësuar gjendjen, por për të krijuar argumente në negocim me palë për të fituar dicka”.
”Janë tepër të papjekur ndaj këtij vendi që të dy (Isa Mustafa dhe Avdullah Hoti).
”Ne mbajmë përgjegjësi për një vend”.
”Edhe Isa Mustafa edhe Hoti duhet ta shfrytëzojnë këtë situatë, të kërkojnë nga aleatët një kompenzim pas këtyre zhvillimeve. Në dobi të votuesve të të gjitha partive të vendit”.
”Nuk ka logjikë të shkojë një president i një vendi si i akuzuar dhe të vazhdojë jetën njësoj. Duhet të ketë kapacitet institucional”.
”Mundesh me pezullu dialogun për një kohë të caktuar deri në një rivlerësim të gjendjes tënde me aleatët, kërkesa të arsyeshme”.
”Mundesh ndoshta me marrë njohje të njërës prej pesëshes. Por sjellja e tillë e aleatëve të mi nuk është në rregull edhe të Isa Mustafës edhe e Avdullah Hotit”.