×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj i kërkon VV-së ta propozojë një kandidat unifikues: Betejë politike nuk është zhvilluar asnjëherë për kryetarin e Kuvendit

    FrontOnline
    23 Prill 2025

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj pas dështimit të pestë për konsituimin e Kuvendit, ka thënë se duhet të gjindet formula për të dalë nga kjo situatë, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për bllokadën e krijuar.

    Haradinaj tha se për AAK-në, emri i Albulena Haxhiut nuk është i pranueshëm. Ai i bëri thirrje VV-së që të gjejë një kandidat unifikues për kryeparlamentar.

    Më vjen keq që nuk po ka mirëkuptim nga VV me gjetë mënyrën me dalë prej kësaj situatë. Ne jemi të interesum me u zgjedh kryetari, nënkryetari dhe të konsituohet Kuvendit.

    “Deri më tani beteja politike nuk është zhvilluar asnjëherë për kryetarin e Kuvendit, sa i përket qeverisë ne kemi shprehur se jemi për qeveri të opozitës. Nëse VV nuk gjen zgjidhje ta shohim si do të ecet më tutje, por mendoj se do të ishte në favor të tyre të gjejnë një kandidat unifikues. Nuk është mirë me e mbajtë kështu Kosovën, nëse ju duhen votat tona duhet me bashkëpunu”, tha Haradinaj para mediave.

    Ai tha se AAK-ja nuk është për zgjedhje të jashtëzakonshme dhe potencoi se për të ndodhë kjo duhet dakordimi edhe i partive të tjera.

    Mbetet jo, por është një situatë jo e mirë dhe mbetet të shihet se si do të vazhdohet tutje. Haxhiu nuk është kandidaturë unifikuese dhe ajo po na pengon.

    “Me kushtëzu votën nëse nuk na votoni ju çojmë zgjedhje, duhet dakordim edhe i pozitës me shku në zgjedhje. Unë jam i interesuar, edhe për bllokadën e parë kam mbajtë qëndrim insistues që të gjindet formula për konsituimin e Kuvendit”, tha Haradinaj.

    Nga Rubrika
    Lajme01 Qershor 2025
    Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka votat për shumicë parlamentare, kjo është dëshmuar 24 herë – kaq ka dështuar Albulena Haxhiu të zgjidhet...
    Lajme01 Qershor 2025
    Java e ardhshme pritet të karakterizohet nga temperatura të larta dhe kushte të qëndrueshme meteorologjike. Sipas IHMK-së indeksi UV do të jetë...
    Lajme01 Qershor 2025
    Blerta Rexha është 24-vjeçarja e cila vdiq pas një vetaksidenti që ndodhi sot në rrugën Drenas-Skenderaj, saktësisht në fshatin Polluzhë. Vdekjen e...
    Të tjera
    Lajme01 Qershor 2025
    Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali do të marrë pjesë në pjesë në Forumin e Tretë Ndërkombëtar për “Gratë, Paqen dhe Sigurinë” që...
    Lajme01 Qershor 2025
    Në tregun e turizmit në Kosovë ekzistojnë prej vitesh disa kompani që, përkundër kohës së gjatë të operimit, nuk kanë arritur asnjëherë...
    Lajme01 Qershor 2025
    Arabia Saudite ka ndaluar më shumë se 269,000 njerëz pa leje për pelegrinazhin vjetor të Haxhit të hyjnë në Mekë. Kështu siç...
    Lajme01 Qershor 2025
    Blerta Rexha është 24-vjeçarja e cila vdiq pas një vetaksidenti që ndodhi sot në rrugën Drenas-Skenderaj, saktësisht në fshatin Polluzhë. Vdekjen e...
    Lajme01 Qershor 2025
    Presidentja Vjosa Osmani është takuar sot me ministrin e Jashtëm të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo. Sipas një njoftimi nga ana e presidentes,...
    Lajme01 Qershor 2025
    Komuna e Fushë Kosovës që udhëheqet nga kryetari Burim Berisha është përfshirë në një ‘hallakamë’ tenderuese, për shkak të dyshimeve për favorizime...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.