×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj godet në Kuvend: Çdo veprim i Albin Kurtit është në agjendën e Serbisë dhe Rusisë

    FrontOnline
    20 Dhjetor 2024

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka dhënë kritika të ashpra në drejtim të Qeverisë dhe kryeministrit Albin Kurti, gjatë fjalës së tij të mbajtur sot në Kuvendin e Kosovës, ku prezent ishin edhe deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, raporton FrontOnline.

    Haradinaj, ka thënë se çdo veprim i kryeministrit Albin Kurti, është në agjenden e Serbisë dhe Rusisë.

    ”Çdo veprim i Albin Kurtit është në agjendën e Serbisë dhe Rusisë’‘ tha Haradinaj.

    Po ashtu Haradinaj, ka thënë se Kurti ka shkuar aq larg sa sekretarin amerikan të shtetit e ka quajtur naiv.

    “Hapat e pakoordinuar të qeverisë, bënë që Serbia të shihet si viktimë. Kosova është në të njëjtin thes me Korenë e Veriut nga kryeministri Kurti dhe qeveria e tij. Kryeministri ynë ka shkuar deri aty sa Blinkenin e ka quajtur naiv. Në vendin tonë, tenderët njëburimorë, janë kthyer në gjakderdhje financiare, në vendin tonë është vjedhur mielli e vaji, pasuli është shpallur sekret shtetëror. Kryeministri sapo mashtroi më herët për investime në mbrojtje. Çdo veprim i Kurtit është në agjendë të Serbisë e Rusisë, bëri përpjekje në Shqipëri por ju nuk e lejuat”, tha Haradinaj.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani, ka reaguar pas sulmit të tmerrshëm që ka ndodhur para pak orësh në tregun e...
    Lajme20 Dhjetor 2024
    Një sulm ka ndodhur sonte në Magdeburg të Gjermanisë, ku një qytetar hyri me makinë në tregun e Krishtlindjeve. Në lidhje me...
    Lajme20 Dhjetor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar për sulmin në qytetin Magdeburg të Gjermanisë ku deri më tani kanë mbetur së paku...
    Të tjera
    Vip20 Dhjetor 2024
    Opinionistja e “Big Brother Vip Kosova 3”, Olta Gixhari ka reaguar pas deklaratës së Gresës. Aktorja tha se “të gjitha rolet merren...
    Vip20 Dhjetor 2024
    Ka plasur sherri në Prime mes Sarës dhe Xhenetës. Temë diskutimi ishte debati mes Gresës dhe Sarës, kur ndërhyri Xheneta. “Unë i...
    Bota/Rajoni20 Dhjetor 2024
    Së paku 11 persona kanë mbetur të vdekur pas një sulmi në një treg Krishtlindjesh në Magdeburg të Gjermanisë. Në lidhje me...
    Lajme20 Dhjetor 2024
    Në  listën e 110 kandidatëve për deputet në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ) për zgjedhjet, nga PDK, me numër 104  është edhe djali...
    Bota/Rajoni20 Dhjetor 2024
    Një veturë është përplasur me një turmë njerëzish në një treg Krishtlindjesh në Magdeburg, duke lënë të vdekur të paktën 11 persona,...
    Lajme20 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas sulmit në Gjermani, ku një makinë përplasi një turmë njerëzish, teksa mediat gjermane raportuan...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.