Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në emisionin ‘Debat Plus’, foli për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai tha që unë gjithë jetën kam me qenë me UÇK-në dhe sipas tij UÇK-ja e meriton çmimin Nobel.
‘Jam prej luftëtarëve që asnjëherë nuk e kam lëshuar vend-luftimin. Vetëm në zona të luftës kam qenë çdo herë. Unë shpesh herë kam thënë se lufta e UÇK-së, duhet të nderohet me çmimin Nobel. Po ashtu unë ju them që gjithë jetën kam me qenë UÇK, para secilit person. Mburrem me luftën që ka bërë Kosova’, tha Haradinaj.
‘Në kohën e luftës unë kam qenë engjull, me secilin luftëtar që ka shpëtuar shumë njerëz të pafajshëm në atë kohë. Ne nuk kemi mundur t’i shpëtojmë të gjithë. një Engjull tjetër atë kohë ka qenë NATO, e cila na ndihmoi të dalim nga ky okupim. Kurse sa i përket kësaj kohe, secili duhet të bartim përgjegjësi për atë se çfarë bëjmë’, shtoi ai.