Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, sot ka vizituar Gjilanin. Haradinaj tha se Gjilani dhe Anamorava ka shumë arsye që ta përkrah Aleancën.
Ai përmes një postimi në Facebook shtoi se Zgjedhjet e 14 shkurtit janë orientim dhe zotim për sigurinë, ekonominë, integrimin, faktorizimin e shtetit.
“Sot takova strukturat rinore të AAK-së në Gjilan. Programi ynë është garancë për të ardhmen e tyre në Kosovë, krijimin e kushteve për studim, punësim e jetë dinjitoze në vend”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Zgjedhjet e 14 shkurtit janë orientim dhe zotim për sigurinë, ekonominë, integrimin, faktorizimin e shtetin tonë në rajon e botë. Sot takova strukturat rinore të AAK-së në Gjilan. Programi ynë është garancë për të ardhmen e tyre në Kosovë, krijimin e kushteve për studim, punësim e jetë dinjitoze në vend. Gjilani dhe Anamorava ka shumë arsye që ta përkrah Aleancën sepse ishte dhe do te jetë në prioritetet zhvillimore të agjendës së investimeve të Qeverisë. #ForcaeKosovës