Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizituar qytetin e heroit kombëtar Idriz Seferit. “Rrugëtimi ynë i përbashkët drejt fitores tonë të madhe, vazhdoi në qytetin e Idriz Seferit, Kaçanik.”, ka shkruar ai.
Haradinaj në rrjetin social Facebook ka thënë se takim me strukturat dhe simpatizantët e Aleancës, ka theksuar se duhet të kthejmë perspektivën e gjeneratës së re për të ndërtuar një të ardhme të ndritur “Garantova kaçanikasit, se nuk do të lejojmë Kosovën e izoluar dhe se ne do të jemi ose anëtar të NATO-së ose të bashkuar me Shqipërinë”, shkroi ai.
Postimi i plotë:
Rrugëtimi ynë i përbashkët drejt fitores tonë të madhe, vazhdoi në qytetin e Idriz Seferit, Kaçanik. Në takim me strukturat dhe simpatizantët e Aleancës, theksova se duhet të kthejmë perspektivën e gjeneratës së re për të ndërtuar një të ardhme të ndritur, duke garantuar stabilitet politik, zhvillim ekonomik dhe investime, në Kosovën e sigurt. Garantova kaçanikasit, se nuk do të lejojmë Kosovën e izoluar dhe se ne do të jemi ose anëtar të NATO-së ose të bashkuar me Shqipërinë #ForcaeKosovës
https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/2395802093877524
(Artikull i sponsorizuar si pjesë e fushatës për zgjedhjet e 14 shkurtit)