Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë ka folur edhe për rastin e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.
Haradinaj ka deklaruar para mediave në ditën kur janë bërë tre vite që Dehari ka ndërruar jetë se i vjen mirë që qeveria të cilën ai ka udhëhequr e ka realizuar kërkesën e familjes për të kryer ekspertizë jashtë vendit.
“Dëshiroj me shprehë edhe një herë respektin për prindërit e Astrit, Avniun dhe nënën e tij edhe me thënë se pa paragjykim më vjen mirë që kjo qeveri qeveria që udhëheqi ka realizuar kërkesën e familjes për ekspertizë jashtë vendit, bazuar në të shpresoj që e vërteta të del definitive, ju bëj apel të gjithëve që me shku për drejtësi dhe për të vërtetën mirëpo jo për keqpërdorim”, tha Haradinaj.