Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka folur pasi ish-krerët e UÇK’së kishin paraqitjet e para Gjykatës në Hagë.
“Mundem me ju thanë se është një goditje e madhe për Kosovën në planin global po flas por edhe në rajon dhe në prespektivën tonë”, thotë Haradinaj në Rubikon në Klan Kosova.
Thotë se deri në këtë situatë kemi ardhur për shkak të gabimeve të udhëheqësve të vendit por edhe angazhimit të Serbisë kundër Kosovës.
“E gjithë ajo e vërtetë ka ardhur në njëfarë konfuzioni, por ky konfuzion nuk është arrit për një ditë, pra është një proces i gjatë mendoj, i gabimeve në anën tonë të Kosovës dhe të udhëheqësve e të atyre që kanë qeverisë me vendin. Përfundim i gabimeve tona të vazhdueshme edhe t’i quaj ashtu por edhe punës së mirë të palëve tjera që dojnë me mohu atë të vërtetë, mundohen me deformu të vërtetën e luftës në Kosovës”, thotë Haradinaj.