×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj fjalë të fuqishme nga Gllogjani: Kush vetëlavdërohet dhe mburret se s’na duhet Amerika, nuk është me këtë popull

    FrontOnline
    24 Mars 2025

    Mesazhe të fuqishme artikuloi nga Gllogjani në Akademinë Përkujtimore të Epopesë së Gllogjanit, Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

    Haradinaj, veç rikujtimit të luftës së lavdishme, ktheu vëmendjen edhe te Shtetet e Bashkuara të Amerikës që bënë që NATO-ja të bombardonte ish-Jugosllavinë e që çoi në çlirim të Kosovës nga forcat ushtarake dhe aparati shtetëror i Sllobodan Millosheviqit.

    “Është mallkim nëse ne vetëlavdërohemi dhe harrojmë ndihmën e atyre që na kanë dhënë në kohën më të vështirë të jetës tonë, ndihmën e Amerikës. Është mallkim t’ia rrahim krahët njëri- tjetrit të themi se nuk kemi nevojë për askënd se ne vetë e ruajmë lirinë tonë, e mbrojmë kufirin e e mbrojmë veriun. Për të mbrojtur vendin në interes tonin e të jetës tonë e kemi jetike aleancën me Amerikën.

    Kush vetëlavdërohet, kush mburret, ta dini se nuk me këtë vend e me këtë popull. Edhe ata të tjerë të huaj që na rrahin krahun e na thonë nuk keni nevojë më qoftë për Amerikën qoftë për të tjetër, nuk na duan të mirën. Aleancën me Amerikën duhet ta ruajmë si ditën e 24 marsit 1999”, tha Haradinaj para të pranishmëve në shënimin e 24 vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

    Nga Rubrika
    Lajme27 Mars 2025
    Mbrëmjen e së martës si pasojë e disa të shtënave me armë në një lokal në Prishtinë, dy persona mbetën të plagosur...
    Lajme27 Mars 2025
    Kryeministri Albin Kurti ra pre e dy humoristëve rusë të njohur si Vovan dhe Lexus, të cilët iu prezantuan atij si presidenti...
    Lajme27 Mars 2025
    Bashkimi Evropian ka thënë se momentalisht nuk ka një “parafinancim” për Kosovën e Serbinë, sipas Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Zëdhënësi...
    Të tjera
    Lajme27 Mars 2025
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se 27 marsi shënon datën kur Ferdonije Qerkezi ka parë për herë të fundit pesë...
    Lajme27 Mars 2025
    Qeveria e Serbisë është përgjigjur pas vendimit të Kenias për të njohur Kosovën si shtet të pavarur, raporton mediumi i Kenias, “The...
    Lajme27 Mars 2025
    Njohësi i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi, për FrontOnline ka kritikuar ashpër qeverinë e Kosovës dhe institucionet e sigurisë për performancën e...
    Lajme27 Mars 2025
    Sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të japin përkrahje financiare për...
    Lajme27 Mars 2025
    Borko Stefanoviq, nënkryetari i Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë në Serbi tha se njohja e Kosovës nga Kenia erdhi pesë muaj pasi...
    Bota/Rajoni27 Mars 2025
    Një politikan italian i qendrës së majtë ka ndezur polemika me një propozim për t’u caktuar automatikisht foshnjave mbiemrin e nënës së...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.