Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, gjatë një emisioni televiziv ka folur për postin e presidentit pas kalimit të mandatit të presidentit aktualë, Hashim Thaci, raporton portali FrontOnline.
Haradinaj, tha se procesi i emërimit të Ramush Haradinajt për president të vendit ka ndodhur në mënyrë transparente dhe se nuk lidhet me aktakuzat e speciales.
“Gjykata e ka në dorë me vendos a duhet me hedhë aktakuzën apo me procedu, sa më shpesh që mbyllët kjo histori do të ishte më mirë. Tribunali duhet të jetë më i sinqertë me qytetarët e Kosovës. Ne nuk jemi në tema urgjente, emërimi i Haradinajt për president ka ndodhur mënyrë transparente, dhe nuk lidhet me tendencën për aktakuzat e Speciales,” deklaroi Haradinaj.