Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, gjatë një emisioni televiziv ka folur për emërimin e Enis Qerkës këshilltar i jashtëm në Ministrinë e Drejtësisë nga Ministri i kësaj partie Selim Selimi.
Ai tha se emërimi i tij si këshilltar i jashtëm ishte gabim i ministrit dhe se ka bërë mirë qe e ka larguar nga kjo detyrë edhe pse ai nuk ka ndonjë çështie të ngritur në organet e drejtësisë.
“Vendimi Ministrit ka qenë gabim mirë ka bërë që e ka liruar nga detyra, është e vërtet se ai djali nuk ka pasur rast të hapur, por fakti ka qenë i implikuar në një afër nuk është dashur të emërohet”, tha ai