×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Egzon Kelmendi, kandidat për deputet në listën e Aleancës

    FrontOnline
    02 Nëntor 2024

    Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër i koalicionit AAK-Nisma-Konservatorët-E30, ka njoftuar se Egzon Kelmendi do të jetë pjesë e listës së Aleancës si kandidat për deputet. Sipas ish-kryeministrit, Elkos Group, e udhëhequr nga familja Kelmendi, është shembull i shkëlqyer i sipërmarrjes vendore dhe shtyllë e rëndësishme e ekonomisë kosovare.

    “Egzon Kelmendi, duke ndjekur gjurmët e babait të tij Ramizit, ka treguar se si inovacioni dhe shpirti ndërmarrës mund të çojnë në zgjerim të biznesit dhe depërtim në tregjet e huaja,” deklaroi Haradinaj në një postim në Facebook. Ai shtoi se kjo është rruga që duhet ndjekur për të ndërtuar një Kosovë të fortë ekonomikisht.

    Lideri i AAK-së theksoi angazhimin e koalicionit për të krijuar një Kosovë që jo vetëm gjeneron vende të reja pune, por edhe shndërrohet në një forcë eksportuese.

    “Vizioni ynë për anëtarësimin direkt në NATO përmes Planit Aksional, shpejton këto synime, që do ta bëjnë më të mirë jetën për qytetarët e Kosovës,” përfundoi ai.

    Nga Rubrika
    Lajme02 Nëntor 2024
    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi thotë se Raporti i sivjetmë i Progresit dëshmon “rritjen ekonomike” dhe “progresin e Kosovës”. Ai shkroi në Facebook se...
    Lajme02 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, në akademinë përkujtimore në 35-vjetorin e rënies së heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, para të pranishmëve ka thënë...
    Lajme02 Nëntor 2024
    Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër i koalicionit AAK-Nisma-Konservatorët-E30, vizitoi Pejën ku u takua me figura të rëndësishme lokale dhe theksoi rëndësinë e...
    Të tjera
    Lajme02 Nëntor 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu gjatë qëndrimit të saj në Tiranë, u takua edhe me ish-ministren e Drejtësisë së Shqipërisë Etilda Gjonaj,...
    Lajme02 Nëntor 2024
    Në zonat me shumicë serbe në Kosovë, flamujt shtetërorë të Serbisë janë ulur në gjysmështizë për Ditën e zisë të shpallur nga...
    Lajme02 Nëntor 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka takuar bashkatdhetarë në Treviso të...
    Lajme02 Nëntor 2024
    Në 35-vjetorin e rënies së dy heronjve të kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi bëri homazhe te...
    Sport02 Nëntor 2024
    Federata e Futbollit të Kosovës e ka mirëpritur vendimin e UEFA-s për ta ndëshkuar Federatën e Futbollit të Serbisë për thirrjet kundër...
    Lajme02 Nëntor 2024
    Njohësi i ekonomisë, Ismet Mulaj, për FrontOnline ka folur për deklaratën e zëvendëskryeministrit të pare të Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.